Rifillojnë luftimet në Ukrainën lindore, vriten shtatë ushtarë ukrainas

SLOVYANSK, UKRAINE - APRIL14: Ukrainian troops ride tanks on the way toward Slovyanks on April 14, 2014 in Ukraine. Tension has been rising in Ukraine, with pro-Russian activists occupying buildings in more eastern towns and a Russian fighter jet making passes over a U.S. warship in the Black Sea. (Photo by Ilia Pitalev Kommersant Photo via Getty Images)

Zyrtarë ushtarakë të Ukrainës thonë se nga një ofensivë e separatistëve të mbështetur nga Rusia gjatë dy ditëve të fundit, janë vrarë 7 ushtarë të saj dhe 14 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Oleksandar Motuzyanyk, tha sot se ushtaarët ishin vrarë afër qytetit, Avdijivka, në veri Donjeckut, që është bazë e separatistëve. “Situata në zonën industriale në Avdijivka është sfiduese, pasi armiku vazhdon të sulmoj kundër pozicioneve tona me artileri të rëndë dhe predha”, tha Motuzyanyk.

Nga ana tjetër, separatistët thanë sot se nga të shtënat me predha të trupave të Ukrainës është vrarë një civil dhe janë plagosur tre të tjerë në qytetin, Makijivka, një ditë pasi një luftëtar i tyre ishte vrarë. /Indeksonline/

Artikulli paraprakMotra e Edmond Hoxhës: Komandantët nuk e donin Kosovën siç është sot
Artikulli vijuesNga Majko tek Manjani: Miqtë që Meta i ka shitur për pushtet