Në ndryshim nga filmat hollivudianë me shkencë dhe fantazi, njerëzit dhe robotët në fakt, janë ndeshur me njëri-tjetrin vetëm për lojëra si shah dhe Jeopardy.
Sfida e rradhës është tryeza e ping-pongut. Kërkuesit i kanë mësuar një roboti të luajë ping-pong, duke provuar edhe njëherë se robotët mund të jenë në gjendje të mësojnë si të imitojnë njerëzit duke i vëzhguar ata gjatë kohës që kryejnë veprime.
Katharina Muelling dhe shkencëtarë të tjerë në Universitetin Teknik në Darmstadt të Gjermanisë kanë ndërtuar një krah roboti, i cili është i pajisur me një kamera (që ndodhet në tavan).
Më pas, ata e kanë udhëzuar robotin me disa gjuajtje. Pas një kohe praktikë, roboti u la vetëm për të luajtur kundër një njeriu, dhe pas stërvitjeve, ai arriti të improvizonte duke realizuar edhe gjuajtje që nuk i kishte parë më përpara.
Pas një ore, pa ndihmë, roboti arriti të kthente 88% të gjuajtjeve. Ky kërkim hap dyert e një fushe tepër të rëndësishme, siç është ajo e mësimit nga njerëzit për të kryer një gamë të gjerë detyrash. (CIO
You Might also Like
Twitter arrin 500 milionë përdorues
Kompania analitike Semiocast ka raportuar këtë javë se Twitter ka kaluar shifrën prej 500 milion…
By
1 Min Read
MagSafe 2 përfshihet në laptopët më të fundit të Apple
Kanë kaluar më shumë se 6 vjet që kur Apple prezantoi në fillim MagSafe, konektorin…
By
1 Min Read
Rriten vjedhjet e iPhone dhe iPad
Kriminelët gjithmonë kanë pasur një interes të shtuar për produktet e Apple, pasi që ato…
By
1 Min Read
Volvo XC60: i sofistikuar dhe tepër i sigurt
Vetura e re Volvo e SUV është e mbushur me disa teknologji të shkëlqyeshme të…
By
6 Min Read
20 aplikacionet më të mira të vitit në Android
Viti 2013 është cilësuar si një vit tejet i suksesshëm për sistemin operativ të Google,…
By
2 Min Read
Kamioni i Volvos që shpenzon pak dhe i pa zhurmshëm në qytet
Kur është fjala për kamionët, mendimi i parë na shkon tek Volvo. Pas kamionit të…
By
2 Min Read
