Roli i prindërve

Roli i prindërve

Transmeton Ebu Hurejra nga Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë për të, se ka thënë: “اdo foshnje lind me natyrshmëri (islame), mirëpo prindërit (e fëmijës) më pas e hebreizojnë, e krishterizojnë, ose e bëjnë zjarrputist”.

Si i edukoi Ebu Kibria fëmijët?

Baba i katër fëmijëve, të cilët janë midis moshës 12 deri 25 vjeç, erdhën në Kanada nga Bangladeshi (që ishte atëherë në Pakistanin Lindor) në vitin 1967.

Të gjithë fëmijët e tij lindën në Kanada. Vajza më e madhe, Sheila (25 vjeç), kohën e fundit mbaroi së shkruari një libër për eksperiencën e saj kur vendosi hixhabin, e titulluar „Dita e Marijës“. Fëmijët e tjerë të Kibrias janë përfshirë nëpër programe të ndryshme të komunitetit musliman. Ata të gjithë falin pesë kohët e namazit. Të dy vajzat janë të mbuluara me hixhab, megjithëse ai thotë: “Asnjëherë nuk i kam thënë të mbulohen”.

Disa prindër, të çuditur mund të pyesin se çfarë bëri Ebu Kibria, gruaja e tij dhe prindërit e tjerë me fëmijët, se si i ndihmuan në jetësimin e islamit fëmijët e tyre, se si mundën të ndikojnë që ta ruanin dinin e tyre në një ambient ku ka shekullarizëm, materializëm dhe hedonizëm të kulturës së të rinjve në Perëndim?

Si i edukuan ata, ku midis tyre ishin të pranishme shumë dukuri negative si marrëdhëniet intime jashtë martesore, droga, braktisja e praktikimit të islamit ose edhe më keq lënia plotësisht e fesë pas dore, me një fjalë se si i edukuan me një ambient ku devijimin është shumë e lehtë për ta marrë?

Ebu Kibria jep një përgjigje të shkurtër, të qartë dhe të thjeshtë:

“Prindërit duhet të sakrifikojnë, duhet t’ia bëjnë të dashur Kur’anin dhe Sunnetin”.

Edukimi është një detyrë që duhet t’i përkushtohet një kohë e plotë (e jo të merret si orar).

Prindërit kanë dy strategji: sipas Munir el Kasim, i cili ka shërbyer si imam në Londër dhe Ontario në Kanada: “Disa marrin (edukimin) si të qenit prind si një detyrë me orar të plotë ose ka edhe prej atyre që i lënë fëmijët e tyre të rriten me sprova dhe gabime”

Duhet të qëndroni sa më afër fëmijës tuaj

El Kasim thekson nevojën të kemi një nga prindërit të pranishëm në parimet (normat) e përditshme për fëmijët. Shumë shpesh, prindërit janë të zënë duke i dhënë “jetën e mirë“ fëmijëve të tyre në nivelin material (si shtëpia e bukur, blerjen e një veture fëmijës kur t’i mbush 16 vjeç, rrobe të shtrenjta, etj.) të gjitha këto duke ia siguruar duke punuar si skllav, në disa raste dy ose tre punë duke i punuar vetë që t’i kënaqin fëmijët e tyre.

Sidoqoftë, ata dështojnë në kalimin e kohës me fëmijët e tyre që t’i edukojnë me vlera islame që do të formojnë bazën e sistemit të besimit dhe identitetin për jetën e tyre.

„Kur këto lidhje të ngushta (të brendshme) nuk zhvillohen midis prindërve dhe fëmijëve, kur të arrijnë moshën ku ‘liria’ tek ata është të kenë aq më shumë kënaqësi sa munden, ata do të bëjnë çfarë të duan, sepse prindërit bëhen vetëm punonjës të përhershëm në jetën e tyre dhe se kjo do t’i bëjë parazitë në aspektin mental dhe praktik“ shpjegon El Kasimi.

Kibria ishte i afërt me fëmijët e tij. Ai u siguroi ndihmën atyre kur donin të kënaqeshin, gjithashtu. Ai thotë se ai nuk nguliti në mendjen e fëmijëve të tij vetëm ndodhitë islame, por u mësoi gjithashtu patinazhin, futbollin dhe aktivitete tjera.

Nevoja që të krijojmë mjedis të përshtatshëm

Nëna shtëpiake s’është vetëm një zgjidhje për edukimin dhe rritjen e fëmijës me baza dhe frymë muslimane, por edhe një element i rëndësishëm për krijimin e ambientit të duhur islam, që është përgjegjësi e të dy prindërve.

Faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim është që prindërit duhet të jenë domosdoshmërisht praktikues të fesë islame. Muslimanët e ri kanë vëzhguar një fenomen të çuditshëm me prindërit e tyre:

„ Një nga pakënaqësitë e zakonshme që marr nga rinia është se prindërit janë të paqartë me veprat dhe fjalët e tyre; ata tjetër gjë thonë dhe tjetër gjë bëjnë. Ata janë më besnikë dhe të hapur për kulturën e huaj sesa për islamin“, tregon Shejh Faisal Abdur Rezak, imam në Toronto, në xhaminë Tarik, në Kanada.

Ndaj këtij fenomeni Kibria vijon t’i bëjë sytë katër, teksa tregon: „ Unë ju siguroj se lutem vetë para se t’ua këshilloj një gjë të tillë fëmijëve“

Adoleshentët nuk duhen të largohen nga shtëpia

„ Nëse prindërit nuk kanë ambientin e përshtatshëm në shtëpi dhe nuk kanë komunikim të mirë me fëmijët, kjo do t’i shpjerë fëmijët që të veçohen dhe të largohen nga shtëpia dhe familja e tyre“, thotë Ekram Beshir.

Ajo dhe burri i saj Muhamed Rida Beshir janë autor të librit „Përballja e sfidës së edukimit në Perëndim” me një pikëpamje islame. Ky veçim nga shtëpia sjell fatkeqësi për një adoleshent. Në shumë komunitete muslimane në Perëndim, shtëpia është ku të rinjtë së pari përjetojnë islamin, si p.sh., falja ose përgatitja e shtëpisë për festën e Bajramit etj. Një musliman i ri, nuk do të jetë vetëm i veçuar (i ndarë) vetë nga shtëpia, por me njëfarë mënyre edhe nga vetë islami.

Prindërit duhet t’i diskutojnë problemet

Komunikimi i mirë është një çelës përbërës në hapjen e dyerve për zemrat dhe mendjet e adoleshentëve. Një gatishmëri e prindit për t’i diskutuar problemet hapur dhe me durim rezulton tek adoleshenti me besueshmëri e respekt për prindërit e tij. Në këtë nivel prindërit kanë mundësi të kenë vëmendjen dhe gatishmërinë e adoleshentit për ta marrë në konsideratë dhe vlerësim pikëpamjen islame, duke ndjekur sakaq me seriozitet këshillat e prindërve.

Teorikisht, ky lloj i komunikimit duhet të bëhet qysh në fëmijëri. “Nëse fëmija juaj është i moshës 13 ose 14 vjeç, do të ketë sistemin e vet moral”, tregon Beshir.

“Madje kur ju nuk jeni me të, ai ka përkrahjen e tij përbrenda”, shton ai.

“Ai e njeh Allahun, di se si të veprojë në shumë situata. Ai ende do të ketë nevojë për sigurinë dhe mendimin (vendimin) tuaj.”

Prindërit duhet t’u shprehin tërë dashurinë fëmijëve

Rinia muslimane, sikundërse adoleshentët e tjerë, mund të qëndrojnë të lidhur për prindërit dhe shtëpitë e tyre nëse ata ndiejnë dashuri, i dëgjojnë kërkesat e tyre, trajtohen në mënyrë të drejtë, jo të tallur, duke i kritikuar ose trajtuar me vrazhdësi. Prindërit s’duhet të turpërohen nga thënia “të dua” me adoleshentët e tyre, që duket si diçka e pazakontë.

Gjithashtu, kjo nënkupton se prindërit duhet të pranojnë çështjet e mira ose të këqija të fëmijëve të tyre në përpjekjet për ta ndërtuar jetën e tyre mbi baza islame dhe nuk duhet kërkuar aq sa nuk kërkohet, pasi kjo do të kalonte në tjetërsim.

“Secili është një person unik, kështu që ju nuk mund të kërkoni që ai të jetë ashtu siç dëshiron ti të jetë”, thotë Beshir.

Mbani mend, prindër, koha e adoleshencës është një kohë e luftës.

Dashuria dhe pëlqimi i prindërve janë diçka vendimtare për fëmijën e periudhës së adoleshencës, kur shumë të ri muslimanë ose jomuslimanë përpiqen.

„Ata janë duke luftuar përbrenda vetes të kuptojnë ndryshimet e pubertetit që ndodhin tek ata. Ata disa vite më herët ishin vetëm fëmijë, kurse tani janë duke provuar t’i gjejnë vetes pozitën e re në shoqëri, në rrethin e shokëve të tyre, në shkollë dhe te fqinjët e tyre“, thotë Beshir.

Ata kanë nevojë të ndihen se nuk janë të refuzuar. Ndjenja e të qenit jo i refuzuar është shumë e rëndësishme, pasi e shtyn adoleshentin të bëjë diçka me forcat e veta, duke u nisur nga ndjenja e të qenit i/e pranuar.

Jepni edukatën islame adoleshentëve, edhe nëse është i vogël

Kur është fjala për mësimin e fëmijëve të tyre me vlera islame, s’është e thënë që prindërit duhet të jenë patjetër dijetarë. Ata duhet të çojnë diturinë dhe praktikën islame djemve ose vajzave të tyre, pavarësisht se sa të vjetër ose të vegjël janë, ose se sa dituri të vogël që kanë.

“Nëse prindi tregon dashuri të vërtetë për fëmijët, kjo do t’i bëjë ata t’u përgjigjen në një mënyrë pozitive, që rezulton se ia lënë përgjegjësinë atij ose asaj”, thotë ثahid Mustafa, këshilltar në qendrën “Rinia Muslimane e Amerikës Veriore” (Muslim Youth of North America).

Kibria është një shembull i mirë në këtë drejtim. Ai përshkruan se sa vështirë ishte për të, të hiqte dorë nga një profesion mbi 20 vite si muzikant, duke luajtur ‘tabla’, një lloj daulle nga nënkontinenti Indian.

E megjithatë, ai i mori fëmijët me vete dhe i integroi në shumë programe islame të pranishme në komunitetin dhe vendin ku jetonte e punonte: shkolla verore islame, kampingje, programe një ditore etj.

Një nga gjërat që i ndryshoi pikëpamjen e tij për muzikën ishte kur një student i klasës së tij nuk u duk më në orët që mbanin. Kur Kibria e takoi më pastaj këtë musliman, ai vërejti se e kishte braktisur përfundimisht ‘tablën’ për shkak të islamit.

“Kur Ibrahimi mundi t’a sakrifikojë djalin e tij Ismailin, ‘tabla’ nuk është asnjë send (gjë)”, tha Kibria, duke treguar se si iu kthye islamit seriozisht.

Faktori tjetër që e bindi atë të braktisë ‘tablën’ ishte kur ai i pa fëmijët e tij duke u bërë më të interesuar për islamin.

“U betova se nuk do ta prekja ‘tablën’ më, e asnjë vegël muzikore. Pastaj iu bashkua me përkushtim fëmijëve të tij dhe i inkurajoi që të mësonin dhe të praktikonin më shumë fenë islame”.

Marrë nga www.soundvision.com

Përshtati nga Anglishtja: Fitim NUHIU

Artikulli paraprakKëshillë Bashkëshortëve
Artikulli vijuesKreu i PD, Basha i shkruan FMSH: Jemi kundër martesave të homoseksualëve