Romney në avantazh

Presidenti amerikan Barak Obama ka mbetur prapa për dy pikë, në krahasim me kandidatin republikan për president, Mitt Romney, thotë hulumtimi i fundit i opinionit në SHBA. Republikani Romney, po të mbaheshin sot zgjedhjet, do të mund të llogariste në 49 për qind të votave, përderisa demokrati Obama në 47 sosh. Vetëm dy për qind e votuesve amerikanë janë të pavendosur se për kë nga këta do të votojnë, ndërsa 2 për qind do të votonin për dikë tjetër.

Sondazhi u zhvillua një ditë pas debatit elektoral ku Obama, sipas shumë opinioneve, kishte një prej paraqitjeve të tija më të dobëta. Para debatit në Denver, Obama “ikte” me dy për qind para, ndërsa tash situata është e kundërta. Romney ishte thjesht më i fuqishëm e më i vendosur në fjalimin e tij.

“Gjatë debatit, Romney paraqiti një numër më të madh propozimesh konkrete, ndërsa arriti të prezantohet se nuk është ndryshe nga një njeri i rëndomtë”, ishte reagimi i analistëve të CNN-it dhe “Fox News”.

Obamas nuk i ndihmoi gjë fakti se pas debatit e ka akuzuar Romneyn se nuk e ka folur të vërtetën gjatë konfrontimit të tyre.

Është interesante të theksohet se gjatë debatit, votuesit në Twitter i kanë avantazh Romneyt, i cili e “mbështeti për muri” Obaman, duke mos i dhënë mundësi as të mbrohet ashtu si ai donte. Disa ekspertë thonë se Obama mund të ketë pasur vetëm një ditë e keqe, por të tjerët argumentojnë se pikërisht gjatë debatit ishim dëshmitarë të ndryshimeve në garën zgjedhore amerikane.

Hulumtimet i kryer nga agjencia Rasmussen ka dëshmuar se Obama ka mbështetjen e 88 për qind të demokratëve, derisa Romney e ka mbështetjen e 89 për qind të republikanëve, gjë që tregon se të dy kandidatët dy megjithatë kanë mbështetje solide në bazë.kohaislame

Artikulli paraprakPapa ka gjasë të falë ish-shërbëtorin e tij
Artikulli vijuesBritani, shqiptari qëllohet për vdekje