Rrëfim i shkurtër dhe edukativ i një nëne

Një ditë deri sa isha duke falur namaz, vajza ime e vogël sillej rreth meje dhe pandarë më thërriste. Unë natyrisht nuk iu përgjigja, meqë isha duke u falur dhe se në namaz nuk lejohet biseda përveç se asaj që është pjesë e namazit.

Mandej u afrua djali im gjashtëvjeçar i cili iu drejtua motrës së tij duke i thënë: “Turpërohu! Si mund ta pengosh bisedën e mamit? A nuk e vëren që flet me Allahun?”

…Kur i dëgjova fjalët e djalit tim, u rrëqetha, ndjeva nënçmim, u turpërova nga vetja që nuk jam mjaftueshëm e vetëdijshme para Kujt qëndroj, në fakt qëndroja para Allahut të Madhëruar. Para Krijuesit të tokës dhe qiejve, duke iu drejtuar Atij, duke biseduar me Atë, ndërkaq shpejtoja ta përfundoj namazin.

Fjalët e birit tim aq shumë më prekën dhe kanë mbetur thellë të gdhendura ndaj i kujtoj sa herë që përgatitem ta fal namazin.
I Madhëruar është Allahu, Ai i cili dërgon mesazhe të qarta përmes fëmijëve tanë që të marrin mësim të rriturit.

Burimi: novihorizonti

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakVIDEO – Xhibrili ia mbushte gojën me zallë Firaunit (a e dini pse)
Artikulli vijuesDurimi dhe falënderimi janë pjesë e besimit