As Kanal 5, as Prokuroria themelore publike, e më së paku Agjencia për medie, nuk duhet të amnestohen nga gjuha e urrejtjes së Milenko Nedellkovskit.
Shkruan: Ljubomir Kostovski
Këto ditë e fituam reagimin e parë, me gjasë pas një kohe të gjatë, të organit përkatës programor – të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, në lidhje me emitimin e shou-emisionit të Milenko Nedellkovskit.
Pas observimit të produksionit pothuajse dymujor të këtij shoumeni në programin e Kanal 5, inçizimeve të janarit dhe të një pjese të shkurtit të këtij viti, sektori programor i Agjencisë që bën mbikëqyrje të asaj që u ofrohet konsumatorëve, kërkon nga drejtori i Agjencisë të ndërmarrë hapa konkrete ndaj Kanal 5, ndërsa inçizimet nga këto emisione t’i dorëzojë në formë zyrtare deri te Komisioni për mbrojtje ngа diskriminimi për veprim të mëtutjeshëm!
Për këtë shou, të përkujtohemi, tashmë janë parashtruar së paku tre padi penale deri te Prokuroria themelore publike (PTHP) nga ana e Komitetit të Helsinkit dhe Qendra për mbështetje e LGBTI-së. Paditë kanë të bëjnë me shkaktimin e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit nacional, racor dhe fetar (neni 319 paragrafi 1 i KP të RM-së), pastaj me shpërndarjen e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik (neni 394-g paragrafi 1 i KP të RM-së) dhe vepër penale Diskriminim racor dhe diskriminim tjetër (neni 417 paragrafi 1 i KP të RM-së). Për disa nga këto vepra, të përkujtohemi, mund të fitohet dënium me burg në kohëzgjatje prej dhjetë vitesh.
MBIKËQYRJA E KONSTATOI ATË QË TË GJITHË E SHOHIM
Përveç padive penale edhe deri tani ka pasur reagime të fuqishme në publikun profesional dhe te profesionistët mu për shkak të fjalorit, stilit dhe veprimeve “skenike” të Nedellkovskit në shoun e tij të mesnatës. Pothuajse nuk kishte gazetar nga atari i pavarur, portreti i të cilit nuk u var në litarin për tharrjen e teshave, si një lloj linçi publik, mirëpo edhe si gjest i nxitjes së dhunës ndaj tyre!
Kjo, konstaton mbikëqyrja e Agjencisë, është bërë edhe në emisionin e 15 janarit kur vetë autori, i cili bën veprime të llojit të shpimit me gjilpërë në mur të portreteve të njerëzve, pikëpamjet dhe qëndrimet e të cilëve nuk i pëlqejnë, e poashtu edhe ai vetë e pranon se “shpon njerëz”!
Është fakt se dhe përkundër tre padive, PTHP-ja ka vepruar vetëm në lidhje me padinë e fundit penale, mirëpo edhe atëherë, ekipi i prokurorit Маrko Zvërlevski nuk konstatoi elemente të gjuhës së urrejtjes. Me këtë sikur u dha mundësia që edhe më tutje të injorohet gjuha e urrejtjes me të cilën janë të prekur qytetarët dhe e cila për shkak të mënyrës dhe vendit ku manifestohet, është mjaft e rrezikshme!
Me raportin për mbikëqyrjen e kryer programore, të publikuar nga ana e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, ky organ, në përgjithësi, e bën hapin e parë të madh në lidhje me shoumenin e paprekshëm, i cili gjithsesi e ka mbështetjen e fuqishme të kreut të shtetit. Në fakt, mysafir i tij, të mos harrojmë, disa herë ka qenë edhe ish-kryeministri Gruevski, që nga ana tjetër mund të nënkuptojë se politikani i cili zgjedh me kujdes se ku do të paraqitet dhe sa do të flasë para kamerave, nuk ka skrupuj ndaj manifestimeve të përhapjes së gjuhës së urrejtjes.
Аnaliza që e ka bërë ASHVM-ja në mënyrë të detajuar i përshkruan lojërat verbale dhe “përshkrimet” e disa politikanëve nga radhët e LSDM-së dhe orientimet e tyre të pretenduara seksuale nga ana e Nedellkovskit, e këtë e bën edhe me kolegët tanë.
АGJENCIA “E KA HARRUAR” NENIN 43
Mirëpo, mbetet e hapur çështja, pas konsultimeve me njerëz që kanë punuar në këtë fushë dhe e njohin këtë materie, se megjithatë edhe organi mbikëqyrës i Agjencisë sikur ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të merret me këtë punë!
Në fakt të nenin 43 të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike thuhet se “Аgjencia mund të ndërmarrë masa përkatëse me të cilat përkohësisht do ta kufizojë lirinë e pranimit, gjegjësisht riemitimit të shërbimeve audio dhe audiovizuale mediatike …” kur në mënyrë të qartë, seriozisht dhe rëndë do të shkilen nenet 48 dhe 50 të këtij ligji dhe nxitet urrejtje dhe mosdurim racor, gjinor, fetar ose nacional.
Në nenin e përmendur 48 të këtij Ligji thuhet se ndalesa ka të bëjë edhe me veprimin “… nxitet ose përhapet diskriminim, mosdurim ose urrejtje në bazë të racës, gjinisë, religjionit ose nacionaliteit”. Aty, neni i ligjit i referohet edhe praktikës së Bashkimit Evropian.
Çka do të thotë kjo? Se kontrolli dhe raporti i mirë i organit mbikëqyrës të Agjencisë, në fakt, ka rezultuar, në fillim, me shmangien e mundësisë që vetë Agjencia të shqiptoj masë ndaj studios televizive që e emiton këtë program. Për shkak se, e pamë, se nuk është e vërtetë se Agjencia i ka pasur duart e lidhura (nuk ka mundur të zbatojë ndonjë masë pasiqë ato nuk janë paraparë në ligj!), siç thuhet në raporin e organit mbikëqyrës.
Pastaj, Agjencia ka mundur, gjithsesi, që edhe vetë të ngrisë padi deri te Prokuroria themelore publike, mirëpo si duket, në fund gjithçka do të përfundojë me dorëzimin e raportit nga analiza deri te një institucion tjetër – Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi. Me këtë, edhe më tutje i lihet hapësirë Nedellkovskit që të vazhdojë me bravurat e tija të palejueshme homfobike dhe të tjera, deri në një kohë të pacaktuar.
CILI KOMISION DO TA VLERËSOJË MILENKON?
Dyshim të veçantë për konstatimin e mundshëm të këtij organit të Agjencisë shkakton edhe fakti se në Kuvendin e RM-së, para do kohësh kishte një debat të madh rreth zgjedhjes së paradokohshme të anëtarëve të rinj të Komisionit. Anëtarët e rinj janë –Тоni Naunovski, Aleksandar Dashtevski, Aleksandar Spasenovski, Nena Nenovska – Georgievska, Jovan Ananiev, Irfan Dehair dhe Bekim Kadriu.
Për një pjesë të këtyre emrave, të cilët shumica në pushtet i mbështeti që të bëhen anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, opozita akuzoi se janë ithtarë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët është kërkuar vend që të emërohen në ndonjë pozitë. Kishte vërejtje, të përkujtojmë se deputetët i kanë pranuar biografitë e vetëm 7 nga 14 kandidatët (rrethi më i gjerë i kandidatëve të mundshëm), ndërsa disa prej tyre, si Naunovski, janë të njohur pikërisht për shkrimet e tyre ku ka – urrejtje!
Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).