Historia e shqiptarëve, nga ilirët e lashtë, në erën e Islamit

A. K. BOGDAN New York, Mars/Prill 2000 Shqiptarët i përkasin njërit prej kombeve më të vjetër të Evropës. Nga viti 1250 p.e.s. dhe deri në vitin 168 p.e.s., Shqipëria është banuar nga 14 konfederata të fiseve pellazge, të udhëhequra nga mbreter që e shikonin para-ardhjen e tyre nga Akili. Këtu është nje rishikim i shkurtër i rrugës komplekse të historisë shqiptare, që nga kohët e hershme e deri në mes të shekullit të 19-të. Mbretëria e ilirëve arriti kulmin e saj në shekullin e IV p.e.s., në kohën e mbretërisë së Bardhylit (Ylli i Bardhë). Më vonë mbretëria e tij do të mundej dhe aneksohet nga Filipi i II-të, babai i Aleksandrit të Madh, në 358 p.e.s. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, iliret u çuan kundër maqedonëve dhe grekëve. Në 312 p.e.s. mbreti ilir, Glausi dëboi kolonizatorët grekë nga ishujt e Korfuzit dhe Epidamnusi (apo Durrachion, Durazzi, Dyrrahium, apo Durres). Gjatë dy luftërave me ilirët ndërmjet viteve 229 dhe 219-të p.e.s., romakët mundën të aneksojnë pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë mbreteria ilire mbijetoi deri më 180 p.e.s. kur dalmatet deklaruan veten të pamvarur dhe krijuan republikën e tyre, e cila do të pushtohej nga perandori Augustus në vitin 9 e.s., në të njëjtin vit kur legjionet romake në Gjermani u thyen nga Herman Saksoni. Në 171 p.e.s. mbreti i fundit ilir, Genti u zu rob në rrethinat e Skutarit (Shkodrës) dhe u dërgua si skllav në Romë. Pas kësaj mbretëria e tij u nda ndërmjet tre provincave romake të Dalmacisë, Maqedonisë dhe Epirit. Gjatë historisë së Romës, pesë perandorë roman – Diokleciani, Klaudiusi i II, Aureliani, Probusi dhe Konstandini i I kishin origjinë ilire. * * * Shqiptarët e hershëm të mesjetës dolën nga kaosi i shkatërrimit te Perandorisë Perëndimore Romake si pasardhës të fiseve të dardanëve dhe feonëve, që jetuan ne Ilirinë e Sipërme dhe Trakë, deri në kohët e pushtimeve masive të gotëve gjerman, që u zhvilluan në trojet shqiptare gjatë shekullit të katërt të erës sonë. Në fund të shekullit të gjashte, trako – ilirët u çvendosën nga dyndjet e avarëve, antëve dhe fiseve bullgare turko – ugrike të sllavizuarva. Vendi i fundit ku ilirët gjetën strehë gjatë këtyre dyndjesh barbare ishin malet e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë Perëndimore dhe Dalmacisë. Në 535, ushtritë e Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinë dhe Moesinë dhe dëbuan gotët, lombardët dhe gepidët nga trojet ilire. Por 100 vite më vonë, perandor Herakli i II-të ftoi fiset gjysëm të egra të “sorbianëve” (srbi, serbët) dhe “khrobates” (hrvati, kroatët) nga Kiskarpathia, të cilët të udhëhequr nga prijësit e tyre pushtuan territoret e Silezisë së sotme dhe të Polonisë Jugore, vende që ishin braktisur nga vandalët gjermanë dhe ostrogotët. Perandori bizantin i vendosi sllavët edhe në Ballkanin Perëndimor si mbrojtës të Konstandinopojës nga avarët.[1][1] Pas kesaj, serbët, kroatët dhe fise te tjera sllave, shumë shpejt dyndën Moesinë, Trakën, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa sulmuan edhe Kretën. Megjithatë bizantinët arritën t’i nënshtrojnë ata. Pas kësaj bullgaret (bolgars, volgars), një rracë e krijuar nga miksja e turqëve altaikë dhe racës urgike të bashkëkohësve të tyre mordovinë dhe çuvashevë në Rusinë Veriore, arritën të nënshtrojnë serbët në fund të shekullit të nëntë. Cari i tyre, Simoni i Madh (893 – 927), i konvertuar në krishterimin ortodoks, e zgjeroi mbretërinë e tij nga malet karpate deri në detin Adriatik, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, Sërbinë dhe Malin e Zi të ditëve tona. Kjo perandori e re bullgare do të shkatërrohej në betejën e Kleidonit në 1014 nga perandori Bizantin Basili i II, i cili urdhëroi masakrimin e 10.000 bullgarëve të zënë robër lufte, duke i qërruar nga sytë. * * * Kronikat Islamike të mesjetës të parët e shqiptarëve i kanë identifikuar me fiset arabe të krishtera që emigruan në zemër të Bizantit pas islamizimit të hershëm të Sirisë, Palestinës, Jordanisë dhe Hixhazit. Shkrimtarët e hershëm arabë të periudhës klasike islame i njihnin shumë mirë ndarjet gjeografike të Ptolemeut të Aleksandrisë, i cili fiset ilire “Albanoi” i përshkruante si banorë agresivë që jetojnë ndërmjet Dyrrahut-Roman dhe Albanopolisit. Muslimanët e Andaluzisë (në Spanjën pas-vandalike) gjatë shekullit të nëntë, dhe Siçilisë, i njihnin shumë mirë edhe sakalibët apo sllavët, të cilët si skllevër militantë dhe aleat të avarëve pushtuan pjesen ilirike të Ballkanit në shekullin e shtatë të erës sonë. Sllavët nomadë dhe fiset e sllavizuara kroate sëbashku me serbët, i detyruan barinjtë shqiptarë të braktisin vendet e tyre antike në Arbanon, në veri të Liqenit Ohër. Si pasojë fiset shqiptare u fortifikuan në kodrat e Ilirisë jug-perëndimore. Mundësia ekziston që disa arabë të krishterë të kenë emigruar nga Siria dhe jetuar në Maqedoni gjatë shekullit të shtatë të erës sonë. Këta arabë duhet t’iu jenë bashkangjitur shqiptarëve në ngujimet e tyre në Epir, Thesali dhe Shqipërinë e sipërme. Burimet bizantine të kohës, konfirmojnë se fisi i krishtërizuar arab i Banu Ghasanëve (ghasanidëve) i udhëhequr nga Xhabal bin Al-Ahyan i mbiquajtur Arnaut, u largua nga Siria pas marrjes së Sirisë nga muslimanët dhe u prit nga Perandori Kostandin II në Maqedoni. Disa historianë kanë spekulluar se Perandori Nikoforus i I që sundoi në Kostandinopojë ndërmjet viteve 802 dhe 811, të ishte vetë pasardhës i Xhabalit, të fundit të fisit të ghasanidëve. Gjatë periudhës së halifit të famshëm abasid, Harun al-Rashid në Bagdad, edhe shkollarët më seriozë arabë besonin se arnautët e Shqipërisë ishin arabë ghasanidë nga Siria apo berberë nga Afrika Veriore, të cilët “të vërbuar nga xhahiliteti para-islamik” u kthyen në të krishterë. Ata kaluan detin Mesdhe dhe u vendosën në tokën e romakëve.[2][2] Pas rënies se shtetit islamik të Siçilisë, shumë muslimanë arabë dhe berberë, rrefugjatë të luftës, kaluan detin e ngushtë të Adriatikut dhe gjetën strehim në Shqipëri via Raguzes (Dubrovnikut). Sesa është numri i të shpëtuarve nga masakra fetare kundër muslimanëve të shpërngulur nga qyteti Pulian i Lucerës (A.D. 1300) të cilët për të shpëtuar nga shpata e krishterë, gjetën strehim në malet e Shqipërisë është subjekt i hapur ndaj debatit.[3][3] Megjithatë disa nga të arratisurit muslimanë nga “safe heaven-i” (zona e sigurisë) mesjetare të Lucerës arritën të vendosen dhe strehoen në republikën e pavarur të Raguzës, e cila në të kaluarën kishte patur marrëdhenie mjaft të mira tregtare me Siçilinë Islamike. Nëse gjenerata e tretë e këtyre rrefugjatësh muslimanë nga Siçilia dhe Pulia arriti të mbijetojnë si muslimane apo kripto-muslimane në malet shqiptare, ata do të kenë qënë në mesin e atyre shqiptarësh që pritën me entuziazëm ardhjen e trupave turke të udhëhequra nga Jakut Pasha dhe nga Firouz hoxha, në kryeqytetin shqiptar të Krujës (Akça Hisar) në 1396. Shqipëria e vjetër e madhe, e kohëve të mesjetës ndahej në dy grupe linguistike kryesore: në Gegërinë dhe Toskërinë, ndërsa banorët e tyre njiheshin si gegë dhe toskë. Emri i të parëve i përket shqiptarëve të veriut të Shqipërisë, ndërsa i dyti jugorëve. Gegët janë malësorë që jetojnë në zonat e Shkodrës, në Kosovë, në Dibër dhe në kryeqytetin e Maqedonisë në Uskub (Shkup). Ata ndoshta janë, pasardhës të fiseve ilire të Penestit dhe Linkestit. Disa nga fiset gege të Mirditës, Grudës, Kelmendit dhe Kastratit janë katolikë sipërfaqësorë. Megjithatë shumica e gegëve nisën të pranojnë islamin në mënyrë graduale pas shekullit të 15të. Gegët muslimanë dhe të krishterë kanë një traditë të gjatë hakmarrjesh me rituale të vjetra që kërkojnë gjak për çdo të vrarë, për
rrëmbim femre apo qoftë edhe fyerje. Gjakmarrja (në mesin e gegëve) është e sanksionuar nga ligji para-islamik i Lekë Dukagjinit i njohur si “Ligji i Vjetër.” Sipas ligjit të Lekës, burri shqiptar është totalisht i përgjegjshëm për sigurinë e miqve te tij. Dhe vrasësi, i cili e kryen këtë akt në mbrojtje të nderit, sipas Ligjit te Vjetër nuk mund të shihet si vrasësi që e nis gjakësinë. Gjakësori, apo vrasësi, zakonisht penalizohet duke i’a djegur shtëpinë. * * * Në fillimet e shekullit të 20të më shumë se 75% e gegëve shqiptarë ishin muslimanë synitë, ndërsa rreth 10% e tyre ishin ndjekës të kultit të dervishëve bektashianë. Toskët e jugut të Shqipërisë kanë jetuar në zonat pranë Janinës (Epiri i Vjeter) dhe Prevezë, dhe në zonat pranë Përmetit. Në shekullin e 14të, mercenarët shqiptarë në shërbim të pronarëve të tyre latinë, emigruan drejt Greqisë për në Epir dhe infiltruan deri në Thesali, More dhe në shumë ishuj të Egjeut, ku u vendosën dhe themeluan një numër kolonishë. Këto koloni shqiptarësh të cilat u helenizuan në mënyrë të ndjeshme gëzonin privilegje speciale nga turqit. Megjithatë shumë prej tyre migruan drejt Pulias, Kalabrisë dhe Siçilisë, ku ju bashkuan katolikëve të egër arbëreshë, që u larguan nga Shqipëria e Mesme pas rënies së rebelimit të Skënderbeut.[4][4] Pas kësaj shumica e toskëve, u konvertuan në Islam në fillimet e shekullit të 15-të. Megjithatë shumica e tyre, islamin e pranoi shumë kohë përpara pushtimit turk të Shqipërisë së poshtme. Në Evropën mesjetarë të krishterë, ndërrimi i fesë nuk ishte ndonjë problem i madh teologjik për shumicën e njerëzve të thjeshtë, të cilët islamin dhe krishtërimin nuk i trajtonin si dy religjione të kundërta në doktrinë. Për masat e krishterizuara të Evropës, islami dhe krishtërimi, ashtu si edhe ortodoksia dhe katoliçizmi, apo më vonë katoliçizmi dhe protestantizmi, shiheshin më shumë si dy sisteme të ndryshme ritesh fetare. Për më tepër popullariteti i para-manikeanizmit dhe “herezive” semi-të krishtera të cilat lindën dhe rrezatuan në ballkan, dhe inspiruan shumë herezi të fuqishme në Perëndim kanë qënë një faktor i mos marrjes seriozisht të krishtërimit në Ballkan. Katharët [paraardhës të albigenzianëve] dhe paterensët ishin mjaft të përhapur në tokat e mesdheut ndërmjet maleve pirenej dhe rodope. Nga gjithë këto lëvizje fetare të mesjetës evropjane, nuk shpëtoi as Shqipëria. Një herezi shumë e njohur në Shqipëri ka qënë sekti i bogumilëve (theofilët) dhe babunëve. Nga radhët e këtyre heretikësh, dolën shumë shqiptarë të cilët i’u bashkangjitën disidentëve ballkanas që nuk pranonin të njohin autoritetin e peshkopeve katolikë dhe patriarkëve ortodoksë. Për më tepër, malet e Shqipërise ishin vendi më ideal për strehimin e të krishterëve disidentë që strehoeshin aty, për t’i shpëtuar dënimit të inkuizitorëve të Papës që i dënonin në zjarr. Për t’u përballur me disidencën e madhe në Shqipëri, urdhëri shpirtëror i franceskanëve dhe ndjekësit e Joakimit të Florës nga Kalabria- ku të fundit ishin të pabindur ndaj Papës Xhoni XXII – ndërtuan komunat e tyre në malet e Shqipërisë. Malet e Shqipërisë ishin një vend ideal për të strehuar mistikët dhe disidentët e kohërave të hershme. * * * Historia e lashtë e Shqipërisë ka marrë gjurmë të thella nga përhapja gjeografike e dy kishave antagoniste (Kishës Ortodokse dhe Katolike). Sipas tekstit të Testamentit të Ri (Romanët 15:19), Shën Pali fenë e re, apo Krishtërimin që ai krijoi, e predikoi në Durrachium (Durrës). Qytetet e Shkodrës (Scodra), Vlorës (Aulon, Avlona), dhe Prevezës (Nikopolis) u kthyen në dioqeza të peshkopëve ilirë. Megjithatë, ilirët në përgjithësi kanë qënë shumë armiqësor ndaj krishtërimit, dhe perandorët me origjinë dalmate, si Deciusi dhe Diokleciani persekutuan në formë shumë brutale ndjekësit e Palit. Në vitin 311 A.D., “emri krishtërim u zhduk” nga Epiri dhe Dalmacia. Megjithatë, pas shpalljes së krishterimit si fe shtetërore të romakëve nga Kostandini, peshkopët katolikë ndërtuan kishat e tyre në Praevlis (Shqipërine e sipërme) dhe Maqedoni. Shën Jeromi (Hieronumus) nga qyteti Dalmat i Stridonit, përktheu në latinisht, shkrimin e krishterë nga greqishtja. Megjithatë shekulli i 9të, që u shoqërua me pushtimet shkatërruese të Evropës nga avarët dhe sllavët, do bënte Shqipërinë pre të pushtimit nga bullgarët turq, të cilët ishin sllavizuar dhe krishtërizuar në 865. Hani i bullgar, Samueli, Shqipërinë e pushtoi 26 herë, por në 1018, Perandori Vasili II “Bullgar Vrasesi”, i mundi ata dhe riforcoi pushtetin bizantin në Ballkan. Në kohën e pushtimit bullgar, shqiptarët katolikë u gjetën të çoroditur nga lufta teologjike që Papa Nikolla I zhvilloi me patriarkun Fotius. Dhe kur devijimi lindor arriti më në fund të ndajë krishtërimin paulian në kishat greke dhe romake (1054), të krishterët shqiptarë të Praevalisit u deklaruan katolikë, ndërsa kushërinjtë tyre në Epir qëndruan nën autoritetin fetar të Patriarkanës Greke. * * * Islami u përhap në Evropën jug – lindore mbi bazën e pasioneve gjeniale fetare, të cilat prodhuan një kulturë vibrante dhe të fuqishme të stimuluar nga shpirti pushtues i osmanllive. Në vitet 1330 feudalët e vegjël franko – bizantinë të ishujve të Egjeut u kthyhen në vasalë të emirëve turq, ndërsa mercenarët katalanë nga Aragona bashkëpunonin ngushtë me çlirimtarët muslimanë në More (Peleponez).[5][5] Në fillimet e shekullit të 15te kur disa mijëra fukarenjë bizantinë, detarë dhe anije-ndërtues nga Kreta dhe Kostandinopoja (Stambolli) dezertuan në emiratet muslimane të Azisë së Vogël, ku ata pranuan Islamin, këta të fundit të udhëhequr nga detarët turq, sulmuan kolonitë e venedikut.[6][6] Në këtë periudhë një numër i madh skllevërish dhe bujkërobërish të shtypur bizantinë migruan drejt tokave muslimane, në numra kaq të mëdhenjë saqë shumë territore të Thesalisë dhe Trakës u ç’populluan tërësisht në fundet e viteve 1340, ndërsa shumë feudalë të vegjël dhe kryetarë fisesh, pranuan superioritetin e Islamit pa ndonje vaksinim teologjik. Në të njëjtën kohë, perandori bizantin Andronikusi i III, i bënte homazhe emirit Umur të Ajdinit dhe pranoi të njohë shtetin e tij islamik si fuqinë superiore të rajonit. Ndërsa perandori Vasilius që i paguante taksa vjetore emirit Umur, i dhuroi kolonizatorit musliman ishullin e Kios si dhuratë. Më vonë, emiri Umur do të ftohej nga perandori Andronikus III dhe Xhon Kantakuzenoi që të ndërhyjë ushtarakisht në tokat e tyre vasale të krishtera, që ishin përçarë nga lufta civile.[7][7] Pjesa më e mirë e parisë së krishterë evropjane e kishte për zakon që kur kishte konflikte me shtetet e tjera të krishtera, të ftojë muslimanët turq për ndihmë. Sigimondo Pandolfo Malateste (1417-1468) për shembull, udhëheqësi i Riminit në Itali, i dërgoi një letër të shkruar nga këshilltari i tij, humanisti Roberto Valturio sulltan Mehmetit II “Fatihut”, ku e ftonte të fundit të pushtojë Romën. Ai i bashkangjiti letrës së tij edhe një hartë mjaft të detajuar të Italisë. Në Prill të vitit 1486, Boccolino Guzzoni (Gazonio), që pushtoi qytetin Papal të Osimos pranë Ankonës i dërgoi një letër sulltanit të cilit i propozonte të ndërtojnë një koalicion të përbashkët kundër shtetit-kishë. Ndërsa kur marinsat muslimanë pushtuan portin e Otrantos në Itali duke u lëshuar nga Durrësi, banorët katolikë të Pikenos shprehen gadishmërinë e tyre që të pranojnë fenë dhe mbikqyrjen e “Turkut të Madh” (Grand Turco).[8][8] * * * Historia e shqiptarëve është një nga paradokset më të mëdha në kronikat e qytetërimit europian. Milleniumi i kotësisë morri fund për shqiptarët, pas ndërhyrjes turke në Ballkan. Në
shekullin e 16të, Shqipëria sëbashku me Bosnjen dhe Maqedoninë, përfaqësonin kufijtë më të rëndësishëm të Halifatit Osman i cili zhvillonte anti-kryqëzatë kundër Kishës Militante. Brigjet e Adriatikut ishin tokat që i ofronin osmanëve strategjinë më të mirë të mbrojtjes kundër papëve dhe kryqtarëve. Megjithatë dalja e Shqipërisë Muslimane si baza kryesore e turqve në strategjinë osmane për supremaci ngelet e paqartë nëse dikush kërkon të bëj një vlerësim sa më objektiv. Shqipëria ka qënë një pjesë e qytetërimit Islam, ku rezistenca e fiseve muslimane shqiptare ndaj autoritetit qëndror, mundësonte krijimin e një administrate autonome. Evolucioni i Shqipërisë katoliko – romane nga një shtet klient i Republikës së Venedikut në një shtet Islam, do të ndryshonte elitën dhe popullin shqiptar në mënyrë radikale. Bullgarët dhe serbët pushtues, supremacinë e tyre në ish-Ilirinë bizantine e ndërtuan vetëm me forcën e armëve. Dhe kjo bëhej në një kohë kur shqiptarët kundërshtonin sllavizimin e egër dhe e kundërsulmonin atë. Nga shekulli i 11të deri në të 15-tin, tokat veri-lindore të arbëreshëve mesjetarë qëndruan nën pushtimin e feudalëve serbë të Zetës dhe Rashës, të cilët zgjeruan pushtetin e tyre mbi Shqipëri papushim, deri në momentet e rënies së Mbretërisë Serbe në gjysmën e dytë të shekullit të 14të. Pushteti serb mbi feudin e Deçanit në vitin 1330, dhe gjithashtu historitë e manastireve Ortodokse të Shën Mihalit dhe Gabrielit në Prizren (nga 1348 deri më 1353) tregojnë në mënyrë të qartë prezencën masive të popullsisë shqiptare në të gjithë fshatrat e Maqedonisë perëndimore, Kosovë dhe Metohi. Shqiptarët e kësaj kohe ishin barinjë, mercenarë dhe bujqër.[9][9] Nën tiraninë serbe, shqiptarët romano – katolikë dhe të krishterë ortodoks të ritit grek, u pagëzuan me dhunë në kishën serbe, të themeluar gjatë rregjimit shtypës të Stefan Dushanit. Sipas ligjit të tij “drakonian”, vetëm kisha serbe ishte e krishterë “e vërtetë,” ndërsa të gjitha fetë e tjera ishin të ndaluara. Ata që refuzonin të vaftisen nga priftërinjtë serbë, damkoseshin në fytyrë me hekur të nxehtë, dëboheshin, dhe pasuritë e tyre konfiskoheshin nga Cari Serb. Shumë feudalë katolikë shqiptarë dhe njerëzit e tyre që i rezistuan politikës së serbizimit ekzekutoheshin.[10][10] Përpara pushtimit të Shqipërisë nga serbët, ushtarët aventurierë normanë ishin ata që dominuan zonat e Adriatikut. Ata pushtuan Siçilinë muslimane dhe jugun e Italisë duke ndihmuar papën dhe princat lombardezë të rimarrin Pulian dhe Kalabrinë. Në vitin 1078, peshkopi i Devollit (Diabolis) në Shqipërinë qëndrore thirri trupat normane nga Italia që të mbeshtesin romanët katolikë vendas kundër bizantinëve. Normanët erdhën në Shqipëri me mercenarë muslimanë nga Siçilia dhe me një kontingjent të vogël bullgarësh dhe grekësh, të udhehëqur nga Nikofor Vasilikusi. Megjithatë kjo ushtri multi-etnike dhe multi-fetare do të mundej nga autokrati Aleks Komneni në 1079. Gjatë kësaj lufte, ushtria bizantine u mbështet nga muslimanët selxhukë të sulltan Sulejmanit dhe nga trupat mercenare turke. Ushtarët muslimanë maqedonas ishin turq të marrë si pengje lufte dhe burgosur nga Joan Komneni gjatë luftës selxhuko-bizantine në Azinë e Vogël. Megjithatë, pas dy vjetësh normanët të udhëhequr nga Robert Guiskardi (“Robert Dinaku”) dhe biri i tij Boemundi, u kthyen në Shqipëri nga Otrantoja dhe morrën Durrësin dhe Vlorën (Avlona). Disa muaj më vonë normanët pushtuan pa shumë rezistencë Shkupin dhe Ohrin.[11][11] Perandor Aleksi, i shtangur përpara humbjeve në Shqipëri kërkoi nga sulltani selxhuk Sulejmani, ndihmë urgjente. Udhëheqësi musliman i Rumit (Konjës) i dërgoi atij 7.000 luftëtarë me eksperiencë, të udhëhequr nga Kamir-khani (Kamires). Ushtria e re bizantine e udhëhequr personalisht nga autokrati Aleksis dhe aleatët e tij muslimanë, sulmuan normanët pranë Larisës, në Jug të Maqedonisë. Megjithëkëtë, trupat e Beomundit i rezistuan forcës së sulmit bizantin, turqve muslimanë dhe shigjetarëve oguzë, dhe arritën të mbijetojnë. * * * Pas rënies së pushtetit bizantin, normanët ndërtuan mbretërinë e tyre në Shqipëri, e cila shkonte nga Durrësi deri në lumin Vardar, ku fiset nomade turke të peçenegëve dhe oguzet (Ög Öz) fushonin gjatë verës. Këta kalorës nga Stepat Kipçake, e kishin për zakon të kalojnë lumin e Danubit pranë Dobruzhës dhe plaçkisin nëpër Ballkan deri në perëndim të liqenit Ohër. Gjatë dy shekujve në fjalë, portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës ishin kthyer në dyert e kryqtarëve perëndimorë për në Outremer via Egnatia (për në rrugën Egnatia). Gjatë kryqëzates së katërt (1202 – 1204), disa nga Militae Christi (militantët e Krishtit) perëndimorë, ku shumica ishin hospitallers (nga urdhëri i Shen Xhonit) dhe templarë, pushtuan Shqipërinë, përpara se të nisin grabitjet dhe gjurullditë në Kostandinopojë. Kryqtarët, Shqipërinë e bënë pjesë të mbretërisë së tyre latine që udhëhiqej nga Baldvini i Flandersit. Çfarë ne dimë rreth popullsisë shqiptare të kësaj kohe është shumë pak. Kjo vjen si pasojë e mospërzjerjes së shqiptarëve në luftën për pushtet mes dukeve franko – normanë dhe venecianëve. Por gjatë kësaj kohe, i vetmi entitet i njohur, dhe gjysëm i pavarur i Shqipërisë ishte Kruja, ku feudali i saj i quajtur Progon kishte nën pushtet një kështjellë të vogël. Në 1208, nipi i tij Dimitri, kundërshtoi pushtetin serb të Despotatit të Zetës që udhëhiqej nga “Prinic i Madh” Gjergji, dhe venedikasit që kontrollonin mjaft pjesë të Adriatikut. Kur kryqtarët perëndimorë vendosën pushtetin e tyre në Kostandinopojë, princi i Komnenëve, Mihali I u tërhoq për në Shqipëri, ku forcat e tija besnike ishin në gjendje të dëbojnë venedikasit nga shumë pjesë të Adriatikut. Në Janinë ai deklaroi formimin e Despotatit të pamvarur të Epirit, që shtrihej deri në Shkodër. Pas vdekjes së tij në 1215, Theodhor Ëngjëlli dhe më vonë djali i Mihal Komnenusi, Mihali II Paleologus (1230 – 1267), restoruan në Shqipëri supremitetin e Kishës Ortodokse. Në 1258, Mihali II vajzën e tij, Helenën i’a dha për grua Manfredit, mbretit të Hohenstaufen dhe të dy Siçilive. Paja e Helenës përmbante tokat shqiptare që shkonin nga Korfuzi deri në Berat. Tetë vjetë më vonë, pas vdekjes së dhunshme të Manfredit, Shqipëria kaloi në duart e Çarlit I të d’Anjou-t (Angjevin) nga Burgundi. Në 1274, 19 kryetarë fisesh shqiptare nga Shqipëria e mesme e njohën atë si mbret. Kurse Epiri i kaloi dy udhëheqësve të fundit të Komnenëve, Nikoforit (1267-93), dhe më pas të birit të tij Thomasit (1293-1318), i cili u vra nga djali i motres së tij, Nikolaus Orsini. Më vonë edhe Nikolausi, u vra nga vëllai i tij Xhoni, i cili më pas u helmua nga gruaja e tij, Anna Paleologu, nëna e Nikoforit II (i cili u vra gjatë pushtimit të Shqipërisë së veriut, në 1358). Karli i I i angjevinëve, u trashëgua nga biri i tij invalid, Karlsi II, i cili urdhëroi në vitin 1300 dëbimin e muslimanëve siçilian për në qytetin e Pulias, në Luçera. Karli i II, mbretërinë e Shqipërisë i’a dhuroi djalit të tij, Filipit, Dukës së Tarantos. Pas vdekjes së tij më 1333, Shqipëria u udhëhoq nga vëllai i Filipit, Xhoni i Gravinës, dhe dy vjet më pas nga djali i Xhonit, Karli, i cili u var në Aversa, më 1347 nga kushëriri i tij Luisi, mbreti i Hungarisë. Ndërsa në 1368, udhëheqësi i ri angjevin, Filipi i II u zëvendësua nga klani shqiptar i Topiajve. Despotati i Epirit u morr nga Gjin Bua Shpata, një feudal shqiptar nga Delvina. Gjin Shpata pushtoi gjithashtu edhe shtetin frank të Thesalisë. Në 1380 dhe 1382, despoti serb i Janinës, kërkoi ndihmë nga trupat muslimane turke që të mposhtë bandat e Gjin Bua Shpatës. Në 1381 dhe 1384, feudalët latinë të Ar
tës kerkuan mbrojtjen turke, ndaj klanit pushtues të zenebishtëve nga Gjirokastra. Mercenarët turq, pasi i thyen kaçakët shqiptarë, vendosën rregull në Epir më pas. Por në Shqipërinë e Mesme, vasalët e angjevinëve krijuan tre despotate të vogla shqiptare të udhëhequra nga klanet e Muzakës nga Berati (1280-1389), Topiajt nga Durrësi (1338-1460) dhe Balsha nga Shkodra (1360-1421). Tanush Topia u martua me vajzën e padëgjueshme të Robertit, mbretit angjevin të Napolit. Disa kohë më vonë, mbreti Robert që ishte armiqësuar me Tanushin, e vrau atë me gjithë të shoqen. Në 1385, djali i tyre, Karlo Topia i kërkoi sulltan Muratit I ndihmë ushtarake kundër kushëririt të tij Gjergji Balshës II. Sulltani osman i dërgoi Karlos 40.000 jeniçerë nga Maqedonia, të cilët mposhtën ushtrinë e Balshës së II në betejën e Savra-së, pranë lumit Vjosë, në 18 shtator 1385. Gjergji Balsha u vra në këtë betejë gjithashtu, ndërsa mundohej të arratiset nga beteja. Analistët osmanë, këtë betejë e kanë përshkruar si “ekspeditën në Karli-ili” (në tokat e Karlit). Pas shkatërrimit të Serbisë, feudalët veriorë shqiptarë si Balshajt, Topiajt, Dushmanët, Spanajt dhe Dukagjinët u shfaqën si udhëheqës të pamvarur të Shqipërisë. Vetëm kosovarët vazhduan të qëndrojnë të shtypur nën tiraninë serbe deri në vitin 1455. Por pas këtij viti, trupat turke do t’i çlirojnë të fundmit nga regjimi shtypës i princit Brankoviç. Shqiptarët modernë, veten e tyre e thërrasin shqiptarë që do të thotë “njerëz të tokës së shqiponjave.” Emblemën e vjetër bizantine, të shqiponjës me dy kokë – e cila për bizantinët simbolizon bashkimin e perandorisë së perëndimit dhe lindjes romake – ata e kanë adoptuar si shenjë të emblemës së luftës. Megjithatë, një shqiptar nga Tetova i tha shkruesit të këtij artikulli se shqiponja me dy kokë dhe fusha e kuqe në të ka tjetër kuptim për shqiptarët, i cili është: “Shqiponja shqiptare është vigjilente kundrejt rreziqeve të Lindjes dhe Perëndimit.” Në gjuhën shqipe, fjala I-liria nënkupton “liri.” Shumica e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Çamëri (Janinë), Maqedoninë perëndimore dhe në jug të Malit të Zi e pranuan Islamin kur krishtërimi evropjan hyri në kohët e Rilindjes dhe Reformimit. Proçesi i islamizimit të Ballkanit, ashtu si edhe proçesi i krishtërizimit të Evropës Veriore ka qënë gradual dhe i ndarë në shume faza, por padyshim shumë më pak i dhunshëm sesa konvertimi i polakëve dhe hungarezëve në katoliçizmin roman apo i bullgarëve dhe serbëve në Ortodoksinë Greke. Klisheja e dashur serbe që islamizimin e shqiptarërve e portretizon si një “turkizim / islamizim të dhunshëm” është aq jo-korrekte historikisht, sa janë edhe pretendimet e Elie Uiesels-it për përdorimin e dhomave të gazit mbytës nga SS-ët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke njohur racizmin ksenofobik dhe shpirtin luftëtar të shqiptarit, krenarinë, dhe në të njëjtën kohë rezistencën konstante të shqiptarëve kundër pushtuesve nga perëndimi, jugu, lindja dhe veriu, është mjaft e vështirë të besohet që Islami, që sot përbën pjesën më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar, të jetë imponuar mbi këtë komb të lashtë dhe krenar, të racës ariane në Evropë nga turqit. Askush nuk i detyron dot shqiptarët të besojnë atë që ata e mohojnë. Komunistët fanatikë u munduan për 45 vjet t’i çislamizojnë shqiptarët. Megjithatë, sot ata falen sërisht në xhamitë e reja që rindërtuan pas komunizmit. Rebelët shqiptarë shpesh i kanë rezistuar regjimit të korruptuar dhe brutal të feudalëve turq, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë kurrë kundër fesë së turkut. Për ironi, në shekullin e 19të, kur padishahu dekadent, sulltan Mahmud i II deklaroi politikën e tij të “Tanizmatit” (Reformimit), ishin shqiptarët muslimanë dhe boshnjakët ata që u çuan në luftë kundër “otomanizmit,” krijuan shtetet e tyre islamike dhe deklaruan xhihad kundër “turqve të rrezikshem që tradhëtuan mënyrën islamike të jetës.” Muslimanët shqiptarë janë krenarë që janë evropianë, arianë në origjinë dhe muslimanë. Me simbolin e shqiponjës së tyre të zezë me dy kokë, ata shohin me admirim nga Orienti Islamik dhe Perëndimi Evropjan, megjithëse në zemrat e tyre ata kurrë nuk i janë nënshtruar diktatit të turqve apo skemave të perëndimit. Data preçize e konvertimit masiv në Islam në Shqipëri dhe Maqedoni është e debatueshme. Megjithatë raportet e dioqezes së Durrësit dërguar nga peshkopët shqiptarë papëve dhe zyrës së Congregatio de Propaganda Fide (qendrës së propagandës së Fesë, në Vatikan) na lejojnë të arrijmë në një datë të përafert të islamizimit të shqiptarëve. Burimet tregojnë se konvertët më të hershëm shqiptarë në Islam kanë origjinuar nga mesi i kryetarëve të fiseve dhe të masave të shtypura të shoqërise shqiptare, të cilët nëpërmjet konvertimit aspironin të përmirësojnë gjendjen e tyre shpirtërore dhe sociale.[12][12] Shumica e shqiptarëve të Tivarit që nuk emigruan në Itali dhe në Austri, pranuan Islamin. Kur konvertimi në Islam u shtua, kishat e braktisura nisën të kthehen në xhami. Në vitin 1610, për një mijë katolikë romanë vetëm dy katedrale shërbenin si faltore.[13][13] Në po të njëjtin vit, i dërguari i papës, Marino Bizzi shkruante se përballë klerit të fjetur dhe injorant katolik, përhapja e Islamit në Shqipëri bëhej në një modë të gjallë dhe entuziaste “nga hoxhallarë të zellshëm dhe dervishlerë të hijshëm.”[14][14] Vetëm klanet e Mirditës dhe Kelmendit ju përmbajtën në mënyrë fanatike katoliçizmit rural romak, dhe këtë e bënë falë lehtësirave që osmanët i kishin dhënë fiseve të tyre duke i konsideruar “njerëz të mbrojtur.’ Përveç klaneve të mësipërme në krishtërim greko – ortodoks qëndruan edhe disa fise toske nga jugu i Shqipërisë. Megjithatë, konvertimi masiv i shqiptarëve në Islam mendohet të ketë patur dimensione masive ndërmjet viteve 1620 dhe 1650. Brenda këtyre tre dekadash, rreth 300.000 shqiptarë katolikë romanë, pranuan Islamin.[15][15] Me rënien e mbretërisë serbe dhe disintegrimin e Perandorisë Bizantine në mesin e shekullit të 14të, malësorët shqiptarë rimorrën tokat e tyre të humbura të Ilirisë, Maqedonisë dhe Epirit. Në dekadën e parë të shekullit të 14të, kur presioni sllav dhe bullgar ishte i madh, klanet shqiptare u shpërndanë në Boetia, Atikë, Thesali dhe Moreun (Peleponez) grek, ku shqiptarët u përballën me baronët franko – normanë dhe përgatitën këto territore për islamizimin e ardhshëm. Pas rrënimit të Kostandinopojës nga kryqtarët në 1204, fuedalët e vegjël shqiptarë dhe kryepleqtë e tyre, tokat e Ilirisë Jugore që tashmë i’a kishin marrë “grekërve,” i ndanë ndërmjet tyre dhe i tranformuan në zona të lira. Duke luftuar mes njëri tjetrit dhe rezistuar pushtimit serb, mini-shtetet feudale shqiptare furnizuan me mercenarë të ashpër fuqite regjionale latine, të cilat luftonin për supremaci në rrugët tregtare të Adriatikut që çonin drejt Afrikës Veriore Muslimane (Magrib) dhe në Levant. Toskët jugorë e kanë patur zakon të njohin formalisht perandorët bizantinë si sunduesit e tyre, ndërsa gegët katolikë favorizonin pushtetin e dukëve franko – normanë, venecianë dhe Papët e Romës. Megjithatë në vitin 1417, sulltan Mehmeti I, shtetin e tij islamik e shtriu mbi të gjitha territoret shqiptare, duke e transformuar Shqipërinë e Jugut dhe Epirin në një Sanxhak të ri të quajtur Arvanit-ili (toka e arnautëve) me Argjirokastrën (Gjirokastrën) si kryeqytet.[16][16] Gjenerata e parë e feudalëve të vegjël shqiptarë mbajti fenë e krishterë, ndërsa shumica e bijve të tyre u kthyen në muslimanë. Sulltanët turq, nuk i detyruan asnjëherë shqiptarët që të kthehen në Islam. Në të kundërt, peshkopët katolikë dhe
patriarkët ortodoksë morrën timare të majme nga sulltani, ndërsa fiset e armatosura të krishtera shërbenin në ushtrinë osmane. Ushtarët e krishterë nuk paguanin taksa ndaj qeverisë, dhe për më tepër paguheshin shumë mire nga autoritetet muslimane. Fisi luftëtar katolik i kelmendëve paguante vetëm 1.000 akçe taksa pranë sanxhakbeut, ndërsa përjashtohej nga pagimi i taksave të ushr-it dhe avarid-i divanit (taksë shtetërore), pasi konsideroheshin mbrojtës të rrugëve strategjike.[17][17] * * * Gjatë periudhës së Muratit të II, Shqipëria u kthye në një pjesë integrale të shtetit osman. Megjithatë në këtë kohë disa kryetarë fisesh katolike të Shqipërisë Perëndimore vazhdonin të bashkëpunojnë akoma me Republikën e Venedikut dhe Mbretërinë e Napolit. Kur ju jepej mundësia, të fundit, grabisnin qytetet muslimane. Kryetarët e fiseve katolike ishin të pakënaqur me sistemin e timareve dhe dobësimin e feudeve të tyre. Ne 1431, klanet e fuqishme të arianitëve dhe kastriotëve – fuqia e të cilëve kishte rënë nga ligjet e sheriatit – u rrebeluan kundër shtetit Islam. Por rebelimi i tyre do të shtypej sërisht, ngaqë shumica e shqiptarëve të krishterë timar-mbajtës nuk mbështeste gjurullditë e tyre. Vetëm një bandë e vogël rebelesh e udhëhequr nga Skënderbeu, që ishte mjaft mirë i armatosur dhe paguar nga mbreti i Napolit, vazhdoi luftën deri më 1468. Ndërsa nëna e Skënderbeut ishte serbe, ai (Skënderi) kishte studiuar në Stamboll. Pas vdekjes së tij, pax-Ottomanica (paqja osmane) do të rivendosej në Shqipëri. Një pjesë e shqiptarëve Islamin e pranuan si edhe katoliçizmin roman apo ortodoksinë greke – më parë – për arsye të zakonshme. Por një pjesë e mirë e tyre, islamin e pranoi si pasojë e fuqisë thirrëse të doktrinës Islame. Kur flasim për përkatësitë fetare të popujve në Evropë, ne duhet të kemi parasysh që shoqëritë mesjetare ishin katolike, ortodokse apo muslimane, ngaqë mbretërit dhe princat e kohës sundimin e tyre e kishin ngritur mbi këto ide. Por agjenti më i fuqishëm i islamizimit në tokat e dominuara osmane të Evropës Lindore nuk ishte as fuqia fitimtare turke, as dekadenca e kishave të krishtera, por puna misionare dhe stimuli i dervishëve dhe hoxhallarëve Islam të cilët predikonin pa lodhje fjalët e Kuranit të afërmve të tyre.[18][18] Pas rënies së rebelimit të Skënderbeut, autoritetet turke nuk i detyruan kurrë shqiptarët e krishterë të pranojne Islamin, pasiqë siç dihet, sulltanët osmanë nuk islamizuan dot as gratë e tyre serbe, bizantine dhe perëndimore. Megjithatë në disa raste, të krishterët shqiptarë, serbë, grekë dhe bullgarë, e kishin për adet që vajzat e tyre “t’ia japin me qera” feudalëve muslimanë (derebejve) për një periudhë të caktuar kohe. Feudalët muslimanë paguanin një shumë të caktuar parashë ndaj babës që “jepte me qera” të bijën.[19][19] Megjithatë në Britaninë e krishterë, bujkrobërit e feudalëve britanikë ishin shumë herë më të degraduar në marrëdhëniet seksuale, falë traditës së ‘jus prima noctae-s’, e cila i jepte feudalëve britanikë të drejtën të përdhunojnë gjatë natës së parë të martesës, gratë e bujkrobërve të tyre skocezë. Fisnikët aristokratik anglezë nuk paguanin për këtë “të drejtë” asgjë. * * * Gjatë kohës së sundimit të sulltan Bajazidit I, administratorët muslimanë të sanxhakëve të Shqipërisë, inaguruan një sistem të ri në mbajtjen e timareve. Lufta shkatërruese e osmanëve me Tamerlanin në Anadoll, frenoi ekspansionin e shpejtë të shtetit Islam në Evropë. Megjithatë pas një stagnacioni ndërmjet viteve 1402 – 1417, nën udhëheqjen e Mehmetit të I, pushteti osman u shtri në të gjithë Shqipërinë. Proçesi i shtrirjes së pushtetit osman në Shqipëri ishte një proçes tepër i vështirë, pasi në këtë vend që nga rënia e pushtetit të mbretërisë serbe, nuk kishte ekzistuar ndonjë pushtet qendror. Kështu që sulltanëve osmanë i duhej të krijojnë lidhje vëllazërore me çdo feudal apo kryetar fisi shqiptar. Si pasojë disa feudalë shqiptarë u caktuan kryetarë vilajetesh (provincash), ndërsa të tjerë u emëruan si komandantë të trupave të krishtera në ushtrinë osmane. Qendra e Skënderbeut në Krujë, që u morr me 1478, u riemërua Akça Hisar (Kështjella e Bardhë), dhe mbrojtësit e krishterë të Lesh-it (Lezhës) kapitulluan pa ndonje rrethim. Qyteti i Shkodrës ju bashkua shtetit osman në 1479. Dy vite më vonë, porti i Durrësit dhe kështjella të tjera të pushtuara nga Venediku në brigjet e Adriatikut ju dorëzuan osmanëve. Si përfundim, në vitin 1571 e gjithë Shqipëria do të bëhej pjesë e shtetit osman.[20][20] Gjatë fushatës se sulltan Mehmetit të II kundër rebelëve të Skënderbeut, në Shqipërinë qendrore, turqit ndërtuan qytetin e madh të Elbasanit, i cili pas kësaj u kthye në qendrën më të fuqishme të islamizimit në Shqipëri. Arkitektët muslimanë ndërtuan qytete krejtësisht të reja në Shqipëri, siç janë Tirana, Peqini apo Gjakova. Qindra ura të reja që u ndërtuan në të gjithë vendin, lidhën zona që më parë ishin pjesë të periferisë së dominimit venedikas dhe dukëve normanë, me zemrën e qytetërimit islamik të Azisë. Muslimanët e rinj shqiptarë, mbështetën në mënyrë të vendosur urbanizimin dhe edukimin Islam, që nisi me shtrirjen e Komonuelthit Osman mbi vendin e tyre. Hadim Sulejman Effendija për shembull, një shqiptar nga një fshat pranë Gjakovës, që pas pranimit të Islamit kishte bërë karrierë si gjeneral i lartë i sulltanit në Stamboll, ndërtoi një sistem të tijin edukativ, me të cilin mbështeste nëpërmjet bursave shqiptarët e talentuar. Ai ndërtoi në Gjakove një xhami të madhe, një medrese, shkollë fillore, librari, pazar për publikun, banjo publike dhe një kullë me sahat.[21][21] Sipas censusit osman të vitit 1520, në sanxhaqet e Shqipërisë jetonin mbi 15.000 muslimanë, 2500 çifutë që kishin ardhur nga Spanja e ri-krishtërizuar dhe Portugalia dhe 495.000 te Krishtere. Ndërmjet viteve 1506 dhe 1520, në Shqipëri jetonin 5.850 muslimanë turq, apo 1,01 përqind e popullsisë totale të Shqiperisë. Timarmbajtësit turq, në Shqipëri, nuk ishin më shumë se 800 vetë; dhe këta ndaheshin në ushtarakë, imamë, ulema dhe familjet e tyre. Një numër shumë i vogël syrgjynlerësh (turqish të dëbuar) nga Konja, dhe disa jurukë nomadë nga Koxhaili, Sarukhani dhe Janëku, mbronin rrugët strategjike pranë Dibres kundër malësorëve të Shqipërisë së veriut.[22][22] Pothuajse të gjitha familjet çifute (rreth 528) që u dëbuan nga Spanja pas rënies së Andaluzisë, u vendosën në Vlorë. Në kohët në fjalë, shumica e muslimanë të kohës jetonin nëpër qytete, siç ishin Elbasani, Berati (i quajtur nga osmanët: “Arnavud Beograd” apo Velarde) dhe Tirana.[23][23] Në vitin 1583, në Berat jetonin rreth 650 familje muslimane dhe 400 familje të krishtera. Muslimanët dhe të krishterët jetonin në mëhalla të veçanta. Në vitin 1520, në sanxhaqet e Elbasanit, Ohrit, Vlorës dhe Shkodrës, jetonin rreth 3.000 familje fshatare muslimane. Muslimanët dhe të krishterët fshatarë të Shqipërisë osmane mbrohehsin në mënyrë të shkëlqyer nga ligji Islam, i cili ishte i ashpër kundrejt abuzimeve të feudalëve.[24][24] Shqiptarët që arritën pozita të larta në shtetin osman janë me qindra. Ndërmjet tyre kishte shumë vezirë të fuqishëm, pranë Portës së Lartë siç ishin: Gedik Ahmedi, Davud-pasha, Ahmed Dukagjin Zade, Kara Ahmedi, Koxha Sinan Pasha, Lutfi Pasha, Kara Muradi, Tarhunku Ahmed Pasha, Ajaz Pasha, dinastia e famshme e kryeministrave qyprillinjë (Koprulu) dhe shumë të tjerë. * * * Agallarët jeniçerë shqiptarë udhëhoqën ushtrinë osmane gjatë fushatave në Hungari, Moldavi dhe Persi. Ndërsa Jahja Bej Dukagjini shkruajti në Stambollin e shekullit të 16të, poezitë më popullore të kohës. Kontributi
kulturor dhe ushtarak i shqiptarëve muslimanë në qytetërimin Islam të mesjetës së vonshme nuk mundet të injorohet kollaj. Islamizimi u solli shqiptarëve shkrimin më gërma arabe, me të cilin arti i mrekullueshëm letrar “Alxhamiado” (apo bejtexhizmi) shqiptar u shkrua.[25][25] Jeta e përditshme e Arnautllukut (Shqipërisë) nën pushtetin e Portës së Lartë kishte tipare kozmopolite dhe qytetare. Në shekullin e 16të, fshatarët shqiptarë, ashtu si edhe shumë boshniakë dhe bullgarë, migruan drejt kasabave (qytete të vogla) të ndërtuara nga urbanistët osmanë. Urbanizimi islamik, edukimi dhe mundësitë e punësimit i tërhoqën shqiptarët e varfër drejt Islamit, dhe nga fundi i shekullit të 17të shumica e tyre braktisën kishat e krishtera. Në kohët e rënies militare dhe politike të Perandorisë Osmane, krishterimi në Shqiperi ishte reduktuar në një fe provinciale të banorëve që jetonin në viset e thella malore të vendit. Islamizimi i shqiptarëve ka përparuar më shumë në qendrat qytetare shqiptare të sanxhaqeve të Elbasanit, Shkodrës, Prizrenit, Vlorës, Delvinës dhe Ohrit, sesa në viset e izoluara të Alpeve të Shqipërisë. Në trevat e lashta të Maqedonisë, banorët katolikë dhe ortodoksë shqiptar, Islamin e pranuan shumë më herët sesa bujkrobërit vendas të feudalëve sllavë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Kosovë dhe Metohi, ku autoriteti i Kishës Ortodokse Serbe ishte mjaft i fuqishëm, dhe autonomia e saj njihej nga Shteti Islam, si autoriteti shpirtëror i sllavëve të krishterë.[26][26] Pjeter Mazreku, një i dërguar me origjinë shqiptare i Papës, që hetonte rënien rapide të katoliçizmit në sanxhaqet e Prizrenit, Shkodrës, Shkupit dhe Vuçiternës, raportonte në vitin 1624 se shumica e shqiptarëve në këto zona ishin muslimanë. Raporti i tij, konfirmohet edhe në vitin 1638 nga Gregori Bardhi, peshkopi i Tivarit. Në Pejë, Gjakovë, Vuçiternë dhe Prishtinë, 90 perqind e qytetarëve shqiptarë ishin muslimanë. Ndërsa në Janjeve, Novobërdë dhe Trepçë numri i familjve muslimane ishte akoma më i vogel sesa i atyre të krishtera. Shumë të krishterë shqiptarë dhe serbë, emigruan nga Rumelia e islamizuar për në Itali apo Hungari. Më tepër se 150.000 katoliks shqiptarë migruan për në Pulia pas reniës së rrebelimit të Skënderbeut. Nga fundi i shekullit të 17të, aristokracia shqiptare e Kosovës ishte islamizuar pothuajse totalisht. I dërguari i Papës, Marino Bizi që vizitoi Shqipërinë më 1610, nuk ekzagjeronte kur shkruante se shqiptarët e sanxhaqeve perëndimore ishin humbur për Kishën Katolike.[27][27] * * * Arsyet e islamizimit të vrullshëm të shqiptarëve lidhen edhe me faktin se krishtërimi në Shqipërinë para-islamike nuk ka qënë asnjëherë real. Shqiptarët katolikë dhe ortodoksë, që ishin thellësisht të ndarë si pasojë e luftërave të frikshme të “herezisë latine” perëndimore dhe skimatizmit lindor, zhvilluan një ndjenjë mbijetese politike në këtë pellg teologjik. Pushtimi serb i Shqipërisë dhe politika e dhunshme e serbizimit të heretikëvë latinë nga Dushani, shkatërroi në mënyrë të ndjeshme rolin misionar të priftërinjve katolik, shumë kohë perpara ardhjes se trupave turke në Durrës.[28][28] * * * Në vitin 1479, ndërmjet Portës së Lartë dhe Republikës së mundur të Venedikut u nënshkrua një traktat paqeje. Në këtë marrëveshje, Venediku i frikësuar detyrohej të braktiste të gjithë dominionet e tij në Shqiperi përveç qyteteve të Ulqinit dhe Tivarit, të cilat qëndruan nën pushtetin e tij deri në 1571. Menjëherë pas thyerjes së rrethimit të Vjenës nga veziri i madh me origjinë shqiptare, Kara Mustafa (1683), venedikasit dhe “Lidhja e Shenjtë” pushtuan Ballkanin musliman. Por jeniçerët shqiptarë dhe osmanë i dërmuan ushtritë e krishtera, ndërsa minoritetet katolike refuzuan të mbështesin Dukën e egër të Holstein-it, i cili u arratis në Hungarinë perëndimore të pushtuar nga Habsburgët më 1690. Pas tërheqjes së tij nga Bosnia dhe Serbia, rreth 35.000 serbë, të udhëhequr nga peshkopi Arsen Crnojeviç u larguan nga Kosova, me ftesën e perandorit Habsburg Leopold I. Në tokat e liruara nga serbët u vendosën 12 fise gege që erdhën nga Shqipëria e sipërme.[29][29] * * * Në vitin 1727, muslimanët shqiptarë, boshniakë, pomakë bullgarë dhe turq mundën ushtritë e kombinuara austriake dhe ruse, të cilat kishin pushtuar Rumelinë. Njëzet e pesë vjet më vonë, Mehmet Bushati, një pasha shqiptar nga Shkodra, bashkoi fiset e Shqipërisë veriore dhe qendrore, dhe me ‘to pushtoi Ulqinin (Dulcigno), i cili në ate kohë ishte kthyer në qendër piratësh të krishterë dhe muslimanë. I biri i tij, Kara Mahmuti, nënshtroi pashën me origjinë kurde të Beratit dhe kaçaket malazezë. Ai ishte aq i fuqishëm saqë mundi të pushtojë Republikën e Venedikut, e cila kërkoi ndihmën e sulltanit turk. Ndërsa në Shqipërinë jugore, Ali Tepedeleni Pasha (i njohur më mirë si Ali Pashë Tepelena), “Luani i Janinës” (1740 – 1822), organizoi milicinë e tij islamike, e cila luftoi me trimëri rusët në 1787. Duke qenë mirënjohëse ndaj fushatës së pamëshirshme (që Ali Pasha kreu) kundër rebelëve grekë, Porta e Lartë e gradoi atë Pasha të Trikallës në Thesali dhe “Dervend Pasha” të Rumelisë. Ndërsa në vitin 1788, ai u emërua Pashai i Janinës (Epir). Por kur republika e Venedikut u pushtua nga ushtritë e Napoleon Bonopartit, Ali Pasha mundi trupat franceze në brigjet e Jonit dhe pushtoi Prevezën, Vonicën dhe Butrintin. Admirali britanik Nelson, e përgëzoi Aliun për këtë, ndërsa sulltan Selimi i III e gradoi guvernator të të gjithë Shqipërisë. Dhjete vite më vone ai u bë guvernator i Rumelisë. Ndërsa në vitin 1786, kur trupat e Kara Mahmudit të Shkodrës, u përleshën dhe thyen trupat e sulltanit në Kosovë, artileria shqiptare e dërguar nga Ali Pashë Tepelena, dezertoi në krah të Kara Mahmudit. Trupat e Ali Pashës sollën rregull në malësitë shqiptare të Sulit në 1803, pasi të krishterët vendas grabisnin fshatrat muslimane përreth. Megjithatë projektet për krijimin e një shteti të pamvarur islamik shqiptar nga pashallarët e Gegërisë dhe Toskërisë, do të deshtonin kur një snajper malazez do të vriste Kara Mahmud Pashën në një kurth që të fundit i’u ngrit në malësitë e Malit të Zi në 1796. Disa vite më vonë edhe Ali Pasha do të vritej gjithashtu, pas dorëzimit ndaj ushtrisë së perëndimorizuar të sulltan Mahmudit II-të, e cila udhëhiqej nga Khurshid Pasha dhe bejlerë shqiptarë. Ali Pasha do të deklarohej rebel nga sulltan Mahmudi i II-të, kur shqiptari i fuqishëm vendosi lidhje diplomatike dhe ekonomike me Britaninë e Madhe, Rusinë dhe Francën, pa lejen e Stambollit. Rrethimi për të zënë Aliun do të zgjaste tetë muaj. Vrasja në mënyrë të pabesë e liderit të fuqishëm musliman shqiptar në vitin 1822, do t’i jepte kurajo rebelëve grekë që të shpallin pamvarësinë e Greqisë. * * * Përpjekjet shqiptare për të krijuar shtetin e tyre do të vazhdojnë edhe pas luftës ruso-turke të viteve 1828 – 29, nga Mustafa Pashë Bushati, aleati shqiptar i shtetit të pamvarur dhe jetëshkurtër islamik boshnjak, që udhëhiqej nga kapedani Husein Aga “Zmay” (“Dragoi”), i cili arriti të mundë trupat e demoralizuara turke të sulltan Mahmudit të II dhe aneksojë Bullgarinë dhe Maqedoninë. Megjithatë, ushtritë e dërguara nga sulltani, dhe komandoheshin nga Reshid Pasha, i mundën shqiptarët në Prilep. Më pas, trupat e Mustafa Pashës do të kapitullojnë pas katër muajsh rrethimi në Shkodrë, dhe çojnë në rivendosjen e pushtetit qëndror turk mbi pjesët më të mira të Shqipërisë. Politikat centralizuese të Perandorisë Osmane do të bëjnë që në vitin 1847, Ismail Rahmi Pasha i Janinës dhe Ismail Plasë Pasha i Prizrenit (Kosovë), të ndajnë Shqipërinë në katër vilajete administrative. Ato ishin vilajetet e Shkodrës, Janinë
s, Kosovës dhe Manastirit (Maqedonia jugperëndimore)… Përpjekjet e shqiptarëve për t’u ndarë nga Perandoria Osmane dhe krijuar shtetin e tyre, ishin një kërkesë e kohës, pasi Perandorisë Osmane, e kësaj kohë do të ishte në rrugën drejt kolapsit. E ngarkuar rëndë nga dozat e reformave pseudo-perëndimore të sulltan Mahmutit II dhe e goditur ushtarakisht nga ringjallja e ortodoksisë lindore në Shën Petërsburg, dhe zhytur në borxhe të thella ndaj bankierëve freemasonë dhe çifutë perëndimorë, perandoria ku shqiptarët jetuan për 500 e disa vite do të degradonte në themel dhe njihet si “I sëmuri i Bosforit.” Ndërsa shqiptarët, me rënien e saj do të bëhen pre e sundimit nga kombet ortodokse të Ballkanit, vetë perandoria në të cilën ata jetuan për 500 vjetë do të dënohej të vdesë dhe shuhet në thellësitë e sekretevë të Mëdha të Orientit. http://www.geocities.com/djalosh/historia.htm ——————————————————————————– [1][1] Pollo dhe A.Puto, pp. 24-28 [2][2] Al-Sayyid Ahmad bin Al-Sayyid Zayni Dahlan, pp. 80-83. [3][3] Arabet e zinje enigmatik “Kara Arapi” te Bosnies, Rumelise dhe Aranautllukut (Shqiperise) jane pershkruar nga eksploratori i famshem Musliman i Evropes, Efendi Evlija Celebi. Shiko: E. Chelebi, Petpis, Bulgarian tr. and ed. by S. Dimitrov, Sofia: Institut za Balkanstika pri BAN, 1972, p. 223, also ed. A. Matkovski, Makedoniya vo delata na stanskite patopistzy, Skopje (Uskub): Misla, 1991, p. 561. [4][4] Burime te zgjedhura per historine e Shqiperise, vol. 3, Shqiperia nen sundimin feudal ushtarak ottoman (1506 – 1839), ed. nga I. Zamputi, S. Naci, Z. Shkodra, Tirane 1963, shtese gjithashtu; Dokumente te shek. XV per historine e Shqiperise 1479 – 1506, ed. nga I. Zamputi, Tirane 1967. [5][5] Zachariadou in: Latins and Greeks in the Eastern Mediterranean Aftetr 1204, eds Arbel, Hamilton, p. 214. Idem, “The catalanians of Athens and the beginning of the Turkish expansion in the Aegean Area,” in studi mediaveli vol. 31, pp. 821 – 838. [6][6] Zachariadou, op. cit, p. 220, 222 [7][7] H. Inalcik, Gelibolu, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden: E. J. Brill, 1979. [8][8] Copia brevis Domini Innocentii ad Principes et Potentatus Christianos super cansa expeditions contra Turcum (A copy of the pope’s note of April 12, 1489)/ Arch. Segr. Vaticano, Miscellanea, II, vol. 56, fol 373 [9][9] Thalloczy Jiricek, Sufflay, pp. 257 – 269 [10][10] Novakovic, pp. 153-155. [11][11] Anna Komnena, p. 103. [12][12] Encyclopedia of Islam, p. 653 [13][13] M. Bizzi, relatione, op. cit, fol. 9. [14][14] Ibid, fol. 12 – 13. [15][15] Voyages de Pietro Della Valle, Rouen: R. Machuel 1745, vol 1, p. 37. Also: Notize universalli dello stato di Albania e dell’ operato da Monsigniore Vincenzo Zmaievich, arcivescovo de Antivari, esaminante nelle Congregationi Generali di Propaganda Fide di 3 Debr. 1703 – 1012, feb 1074, Bibliotheca Barberinna, Rome, MSS, no. L. p. 126. [16][16] H. Inalcik, Arnavutlluk, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden,: E. J. Brill, 1979, pp. 650 – 52. [17][17] H. Inalcik, “Timariotes Chretiens en Albanie au XVe sielce” in: Mitteilungen des Asteirrichische Staachzarsivs, 4 Band, Vienna, 1951, pp. 118 – 38. [18]

Artikulli paraprakShqiptari krijon aplikacion për t’i bërë të huajt zviceranë
Artikulli vijuesRrënojat e kështjellës 500- vjeçare nga ku osmanët do të niseshin për në Apenine