Sezoni i dimrit, i cili ka sjellë temperatura shumë të ulta, është ndjerë edhe në Turqi, veçanërisht në mesin e banorëve të cilët nuk kanë një shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).
Por për të pastrehët, të paktën kur është fjala për Stambollin, ka kush kujdeset. Stafi menaxhues i qytetit të Stambollit këto ditë largoi nga rrugët gati 400 të pastrehë dhe i vendosi në një palestër sportive të Stambollit.
Në sallën sportive Zeytinburnu aktualisht dimrin e kalojnë 392 banorë të Stambollit, përfshirë 18 gra. Përkujdesin ndaj banorëve të cilët periudhën dimërore e kalojnë në rrugë, e ka policia e Stambollit.
Përveç që u është mundësuar që ditët dhe netët e ftohta dimërore ti kalojnë me ngrohje, të pastrehëve në palestrën sportive gjithashtu u janë mundësuar kontrolle shëndetësore dhe pako për plotësimin e nevojave elementare higjienike, si dhe rroba të pastra.
– Një avokat në pension ëndërronte për të hapur një bibliotekë, ndërsa për tre vjet jetojnë në rrugë –
Në mesin e të pastrehëve të cilët janë vendosur në palestrën sportive Zeytinburnu është një avokat në pension dhe Erdogan Gencel, 80 vjeç. “Në peision dola më 1990, sepse isha tepër i lodhur nga puna. Për fat të keq, unë arrita të blej apartament. Shum libra kam blerë, ndërsa në fillim të karrierës të rinjtë i mbroja pa pages. Gjithmonë kam ëndërruar për ta hapur një bibliotekë, për fat të keq, nuk kisha sukses” tha ai.