Rreth 900 zyrtarë mbajnë dy e më shumë vende pune

Nga dy deri në pesë arrin numri i vendeve të punës të cilat vazhdojnë t’i mbajnë rreth 900 zyrtarë publikë tash e disa vjet.

Ky shqetësim po vazhdon të përsëritet edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, shkruan Koha Ditore.
Zyrtarët të Agjencisë Kundër Korrupsionit ankohen se me gjithë publikimin e të dhënave për rastet e shumta ku zyrtarët kanë më shumë se dy vende të punës , vërejtjet e tyre nuk janë marrë në konsideratë.
Edhe këtë vit, Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për Kosovën ka përmendur faktin se më shumë se 800 figura publike mbajnë më shumë se një vend pune (nganjëherë deri në 5 vende pune), edhe pse Agjencia ka rekomanduar se zyrtarët nuk mund të mbajnë në të njëjtën kohë më shumë se një vend pune me përgjegjësi financiare deri në një nivel të caktuar. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakBrunai fillon zbatimin e përshkallëzuar të dispozitave të sheriatit islam
Artikulli vijuesShtatzëna për herë të parë?!