Në vitin 2014 Badie dhe shtatë persona të tjerë morën dënime me burg të përjetshëm me akuzën se kanë nxitur dhunë në protestat në perëndim të Kajros.
Një gjykatë në Egjipt ka përmbysur të shtunën vendimin me të cilin kreu i lartë i Vëllazërisë Muslimane, Mohamed Badie bashkë me shtatë të tjerë u dënuan me burg të përjetshëm me akuzën se kanë nxitur dhunë në protestat në Kajro në vitin 2013, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vitin 2014 Badie dhe shtatë persona të tjerë morën dënime me burg të përjetshëm me akuzën se kanë nxitur dhunë në protestat në perëndim të Kajros gjatë të cilave nëntë persona u vranë dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur.
Në të njëjtin proces gjyqësor gjashtë persona u gjykuan në mungesë dhe të njëjtëve u është vendosur dënim me vdekje.
“Të shtunën, gjykata e Kasacionit, gjykata më e lartë e Apelit në Egjipt, megjithatë pranoi një ankesë të paraqitur nga Badie dhe nga të pandehurit e tjerë dhe urdhëroi një rigjykim”, deklaroi një burim gjyqësor në kushte anonime.
Avokati mbrojtës, Osama al-Helë tha se gjykata kishte zbuluar një “gabim” në procedurën gjyqësore kundër njërit prej figurave drejtuese të Vëllazërisë Musliane, Essam al-Erian, për çka urdhëroi një rigjykim.
Autoriteti i Egjiptit që gëzon mbështetjen ushtarake ka vendosur Vëllazërinë Muslimane në listën e “grupeve terroriste”.