Rrëzohet një helikopter ushtarak në Algjeri, 12 të vdekur

Njoftohet se si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Algjeri, për shkak të defekti teknik, kanë humbur jetën 12 ushtarë, ndërsa janë plagosur 2 të tjerë, raporton AA.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, theksohet se helikopteri i llojit “Mi-171” të Forcave Ajrore, është rrëzuar për shkak të problemeve teknike gjatë detyrës rutine në rajonin Rakan që gjendet në pjesën jugore të vendit.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se nga aksidenti kanë vdekur 12 ushtarë, ndërsa janë plagosur 2 të tjerë. Gjithashtu u theksua se zëvendësministri i Mbrojtjes, Ahmed Kayid Salih ka udhëzuar që të formohet një komision për hetimin e ngjarjes.

Artikulli paraprakJaponezët protestë kundër racizmit, “Refugjatë, mirësevini!”
Artikulli vijuesKaosi