Rritet dënimi për “Bombarduesin e Mileniumit”

Një gjykatës amerikan e ka dënuar sërish të ashtuquajturin “bombardues të mileniumit”, Ahmed Ressam, me 37 vjet burgim.

Dënimi u dha dje nga një gjykatës federal i qarkut në një qytet veriperëndimor të shtetit amerikan, Seattle.

Ressam, i dënuar mbi akuzat se kishte provuar që ta shpërthente një bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles në dhjetor të vitit 1999, në prag të mileniumit të ri, fillimisht ishte dënuar me 22 vjet burgim.

Prokurorët kishin thënë se dënimi ishte shumë i butë dhe kishin kërkuar që Ressam, një algjerian, të dënohej me burgim të përjetshëm.

Pas lëshimit të dënimit prej 37 vjetësh burgim për Ressamin, gjykatësi John Coughenour tha se përderisa një dënim më i fortë është i përshtatshëm, dënimi me vdekje nuk mund të miratohet.

Ressam, 45 vjeçar, ishte ndaluar gjatë hyrjes në SHBA nga Kanadaja, duke vozitur një veturë të mbushur me eksplozivë./rel

Artikulli paraprakNjëmbëdhjetë të vrarë në pjesë të ndryshme të Irakut
Artikulli vijuesVriten dy ushtarë britanezë në Afganistan