Vriten dy ushtarë britanezë në Afganistan

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe ka njoftuar për vdekjen e dy ushtarëve britanezë në Afganistan.

Ministri i Mbrojtjes tha se një pjesëtar i Marinës Mbretërore dhe një ushtarë nga reparti mjektësor kanë vdekur pas plagëve të marra gjatë një patrullimi në distriktin Nahr-e Saraj, në provincën jugore Helmand.

Deklarata e tij nuk tregoi hollësi të tjera lidhur me rrethanat e vrasjes së tyre./rel

Artikulli paraprakRritet dënimi për “Bombarduesin e Mileniumit”
Artikulli vijuesKS i OKB-së i bën thirrje Sirisë për armëpushim gjatë festës