Mbledhja e sotme e Këshillit të Prokurorisë i propozon kryprokurorit Adriatik Llalla disa lëvizje në radhët e prokurorive të vendit.
Kështu Ramadan Troci, prokurori që arrestoi ish guvernatorin Fullani është rikthyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vend të tij në Vlorë shkon Ardian Ylli.
Ky i fundit deri më tani ka qenë prokuror në Fier. Granit Shahu nga Shkodra transferohet prokurori në Tiranë. Anton Martini lë Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të shkuar në prokurorinë e Shkodrës.
Ndërkohë që në krye të Prokurorisë së Fierit komandohet Pali Decolli. Pritet vetëm firma e Adriatik Llallës për zyrtarizimin e këtyre lëvizjeve.