Rugova: AAK më shumë shkon me LDK se sa me PDK

Naser Rugova, nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për nismën e bashkimit të partive të djathta dhe koalicionin e përfolur ndërmjet AAK-së dhe PDK-së.
Rugova ka thënë në KTV se beson që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të profilizohet nga partitë e qendrës së djathtë. Ai ka theksuar se AAK-ja bashkohet më shumë me LDK-në sa i përket aspektit konceptual, politik dhe programorë se sa me PDK-në.
Rugova ka thënë se secila parti që bënë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës do ta zbeh imazhin e partisë së saj, madje ai këtë e ka thënë edhe për partinë e tij LDK-në, e cila në legjislaturën e kaluar kishte qenë në koalicion me PDK-në.
“Edhe koalicioni me LDK-në dhe PDK-në i bërë atëherë ishte një koalicion jo parimorë, jo natyrorë dhe u panë edhe rezultatet e atij koalicioni dhe andaj dua të besoj se edhe AAK-ja me vëmendje thjesht do ti përcjell hapat e mëtutjeshëm të partnerëve të mëtutjeshëm të partnerëve të besueshëm”, ka thënë Rugova, përderisa si shembull të mirë ka përmendur koalicionin që ishte bërë ndërmjet AAK-së dhe LDK-së.
“Ne e patëm një koalicion me AAK-në, përkundër diferencës në numër, e patëm një koalicion që në kohë të protektoratit dhe të një qeverie thjesht si institucione të përkohshme ka funksionuar bukur mirë. Ka pasur partneritet bukur serioz”, ka thënë Rugova.kohaislame

Artikulli paraprakNjë vështrim i detajuar për smartfonin HTC Desire X
Artikulli vijuesFier, tërmet me magnitudë 3.6 e shkallës rihter