Rusi – Arrin në 88 bilanci i të vdekurve nga moti i ftohtë

Arriti në 88 bilanci i të vdekurve nga moti i ftohtë, ndërsa temperaturat në rajon pritet të zbresin deri në -30 gradë Celcius gjatë natës.

“Bilanci i fundit i valës së ftohtë arrin në 88 të vdekur, ndërsa 538 persona janë shtruar në spital”, theksuan burime zyrtare ruse.

Sipas burimeve, të paktën shtatë persona duke përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Shërbimet meteorologjike kanë parashikuar një ulje temperaturash për ditën e nesërme deri në -30 gradë Celcius, në rajonin e Moskës.

Artikulli paraprakErdogan bën deklarata të ashpra në lidhje me Iranin
Artikulli vijuesSiri: Të paktën 100 të vdekur nga një sulm ajror