Siri: Të paktën 100 të vdekur nga një sulm ajror

Më tepër se 100 civilë kanë humbur jetën të dielën nga bombardimet ajrore të ushtrisë, në një rajon në qendër të Sirisë.

“Bilanci pritet të rritet, pasi të paktën 50 të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, theksoi OSDH.

Burime të tjera njoftuan pak më parë se ishte një masakër e kryer nga forcat e regjimit, që shkaktuan dhjetëra të vdekur duke përfshirë gra dhe fëmijë si dhe dhjetëra të plagosur.

Artikulli paraprakRusi – Arrin në 88 bilanci i të vdekurve nga moti i ftohtë
Artikulli vijues70% e të burgosurve sauditë janë universitarë