Një shpërthim i fuqishëm buçiti në kryeqytetin e Jemenit

Një shpërthim i fuqishëm buçitit sonte në mbrëmje në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a, njofton kanali televiziv “Al Jazeera”.

Shpërthimi ndodhi në një zonë prestigjioze banimi, ku ndodhen shtëpitë e biznesmenëve dhe politikanëve të shquar të vendit.

Policia rrethoi vendin e ngjarjes. Nëpunësit e forcave të sigurisë u detyruan të qëllonin në ajër për të larguar nga vendi i shpërthimit kuriozët e shumtë.

Aktualisht nuk ka informacion rreth shkaqeve të shpërthimeve dhe viktimave të tij.

Artikulli paraprakKanadaja tërheq diplomatët e saj nga Izraeli dhe Rripi i Gazës
Artikulli vijuesRusia e shqetësuar në lidhje me praninë në Siri të komplekseve të lëvizshme raketorë të ardhura nga Libia