Biden: Rusia, kërcënimi kryesor për rendin liberal ndërkombëtar
Rusia përbën kërcënimin kryesor për rendin liberal të aspiruar nga bota perëndimore, paralajmëroi sot zëvendëspresidenti amerikan demokrat, Joe Biden në Forumin e Davosit.
“Kërcënimi kryesor vjen nga aktorë të jashtëm që përpiqen të copëzojnë rendin liberal ndërkombëtar”, deklaroi Biden në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, dy ditë përpara lënies së postit.
“Dua të flas hapur, kjo lëvizje është e drejtuar kryesisht nga Rusia”, shtoi ai duke përmendur gjithashtu Kinën dhe aktorë të Lindjes së Mesme.
Presidenti rus, Vladimir Putin po punon me të gjitha mjetet e mundshme për të rrënuar projektin evropian”, tha Biden.