Rusia ndjek nga afër stërvitjen e NATO-s

Rusia dërgon ekspertë ushtarakë për inspektim në stërvitjen ushtarake të NATO’s e cila zhvillohet në Skoci.
 
 
LONDËR (AA) – Rusia dërgon ekspertë ushtarakë për inspektim në stërvitjen ushtarake të NATO’s e cila zhvillohet në Skoci, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Shtypi britanik ka shkruar se stërvitja kryhet për të treguar fuqinë e NATO’s kundër rrezikut në rritje në Europë për shkak të qëndrimit ndaj Ukrainës të Presidentit rus Vladimir Putin por edhe se ekspertët ushtarakë rusë kanë shkuar në Skoci për të ndjekur nga afër stërvitjen.
 
Në lajmin ku theksohet se Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në kuadër të traktatit Europian për kontrollin e armëve kanë qenë të detyruar të pranojnë ekspertët ushtarakë rusë për vizitë 4 ditore theksohet gjithashtu se ekspertët nga Qendra e Reduktimit të Rrezikut Bërthamorë Kombëtar të Rusisë ndodhen të pranishëm në veri të Skocisë.
 
Sipas informacioneve që gaztari i AA-së ka marrë nga Ministria e Mbrojtjes Britanike mësohet se ekipi rus do të shoqërohet gjatë gjithë stërvitjes dhe do ti paraqiten vetëm infromacione të cilat nuk janë sekret. Në një deklaratë nga Ministria theksohet se “Kjo është vetëm një mbikëqyrje rutinë e cila në kuadër të Dokumentit të Vjenës të nënshkruar në vitin 2011 përbën një pjesë të përgjegjësisë sonë. Kjo situatë nuk do të ketë ndonjë ndikim mbi stërvitjen e përbashkët. Delegacioni mbikëqyrës nuk do të ketë akses në ndonjë informacion të ndjeshëm si dhe gjatë gjithë stërvitjes do të jetë i shoqëruar”.
 
Mësohet gjithashtu se ekspertët ushtarakë rusë që nga pushtimi i Krimesë e deri më tani marrin pjesë për herë të parë në një stërvitje të NATO’s e cila përfundoi bashkëpunimin me Rusinë pas zhvillimeve në Ukrainë dhe rriti stëvitjet ushtarake kundër ndonjë rreziku të mundshëm rus.
 
Edhe Kryeministri Britanik David Cameron në një deklaratë muajin e kaluar kishte shprehur se “Stërvitja do të jetë një mesazh i hapur për cilin do që përbën rrezik”.
 
Në stërvitjen e përbashkët e cila ka nisur me 11 prill dhe e cila do të zgjasë deri më 24 prill marrin pjesë 55 luftanije nga 14 vende, më shumë se 70 avionë dhe 13 mijë ushtarë. Në stërvitjen ushtarake e cila zhvillohet dy herë në vit marrin pjesë edhe një numër i madh nëndetësesh. Për stërvitjen po përdoren bazat ajore të mbretërisë në vendet si Brize Norton, Marham, Leeming dhe Lossiemouth.kohaislame
Artikulli paraprakImami i akuzuar për terrorizëm, kërkon Sali Berishën dëshmitar
Artikulli vijuesQeveria holandeze paditet për ndryshimet klimatike