Vendosja e civilëve në objektiv të sulmeve ajrore të ndërmarra nga Rusia në Siri të sjell në mendje taktikën “rrallimin e civilëve” të cilën e ka zbatuar edhe më parë në Çeçeni, ku Rusia pasi nuk mundi të mposhte luftëtarët çeçenë me forca tokësore ajo me anë të masakrave dhe frikësimit detyronte civilët të braktisnin vendbanimet e tyre. Rusia e cila kërkon që të gjithë Sirinë të kthejë në një fushë betejë, ndaj sulmeve tokësore të Asadit jep mbështetje ajrore dhe përpiqet të thyejë mbështetjen që civilët japin ndaj opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një kohë kur Asadi për shkak të përparimeve të opozitarëve pranoi se kishte vështirësi të gjente ushtarë për luftën e cila tashmë në Siri ka hyrë në vitin e 5-të, Rusia për të kthyer situatën në favor të regjimit nisi sulmet e saj ajrore.
Në sulmet ajrore që Rusia nisi me 30 shtator duke pretenduar për një “luftë kundër DAESH-it” më shumë se elementët e DAESH-it janë goditur opozitarët e moderuar dhe popullata civile nën kontrollin e këtyre grupeve, ku dhe objektivat e goditura të DAESH-it kanë mbetur shumë të kufizuara.
Sulmet në tetorin e kaluar u intensifikuan në veri të rajoneve Idlib, Hama, Homs dhe Halep. Ndërsa në pjesën e dytë të tetorit dhe në muajin nëntor sulmet patën në objektiv zonat e kontrolluara nga opozitarët si jugun e Idlibit, jugun dhe veriun e Halepit si dhe rajonin Bayırbucak në zonat periferike të Latakia-s ku jetojnë turkmenët. Dhe që nga muaji dhjetor e deri tani rajonet jugore dhe veriore të Halepit, Bayırbucak dhe zonat periferike të Idlibit përballen me sulmet ruse.
Ndërkohë raportohet vdekja e një mijë civilëve në bilancin 100 ditor të sulmeve ajrore të Rusisë, sipas informacionit që Organizata për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) ka dhënë për gazetarin e AA-së.
Zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric më 3 nëntor 2015 kur sulmet ruse u intensifikuan pati deklaruar se gjatë periudhës 5-30 tetor nga rajonet Halep, Hama dhe Idlib ishin larguar të paktën 123 mijë e 842 persona.
Pavarësisht se vendet perëndimore bënë thirrje për ndalimin e sulmeve të cilat në Siri vazhdojnë prej më shumë se 3 muajsh kundër civilëve dhe opozitarëve të moderuar, Rusia vazhdoi sulmet e saj kundrejt civilëve. Kjo situatë tregoi se Rusia ka vendosur “veçanërisht” civilët në objektiv ashtu si në luftën e Çeçenisë.
– Taktika e Çeçenisë-
Çeçenia pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik pati shpallur pavarësinë. Ndërsa në gusht 1994- 1996 mes qeverisë së Kremlinit e cila e kundërshtoi këtë dhe Çeçenisë u përjetuan konflikte të armatosura, ndërsa më pas u nënshkrua një armëpushim pasi Rusia pësoi një humbje të madhe në luftën tokësore nga luftëtarët çeçenë. Rusia duke mos qenë e kënaqur me pavarësinë në vitin 1999 pushtoi këtë republikë autonome. Këtë herë Rusia vendosi në veprim edhe forcat ajrore ku sipas burimeve të ndryshme mes periudhave fundi i gushtit-fundi i shtatorit ajo ndërmori afërsisht 1 mijë e 700 sulme ajrore në kryeqytetin Grozni dhe zonat përreth tij. Këto sulme ku u përdorën edhe bombat me Municione thërrmuese vazhduan për gjashtë muaj ku si pasojë humbën jetën qindra civilë dhe anësisht 100 mijë civilë të tjerë u detyruan të braktisin vendbanimet e tyre.
– Rrallimi i civilëve-
Sulmet ruse kundrejt civilëve në Çeçeni kishin qëllimin të krijonin presion psikologjik dhe fizik që popullata lokale të ndërpriste mbështetjen ndaj luftëtarëve. Pasi nuk u ndërpre mbështetja, ajo detyroi njerëzit të migronin dhe në këtë mënyrë arrinte të pengonte mbështetjen ndaj luftëtarëve nga popullata e cila për shkak të luftës ishte në vështirësi rrugëve të migrimit. Një qëllim tjetër i kësaj taktike ishte migrimi i civilëve në rajonet kritike për të kthyer në fushëbetejë të gjithë pozitën gjeografike. Pas pastrimit të civilëve Rusia mund të ndërmerrte sulme të pamatura dhe në këtë mënyrë ushtria ruse arrinte të përfitonte goditje të rregullta ndaj çeçenëve që luftonin jo në mënyrë të organizuar.
– Në objektiv shkollat, spitalet, furrat e bukës, xhamitë.