Zyrtari rus ka thënë se disa komandantëve të forcave besnike të regjimit sirian u janë dërguar porosi të qarta dhe të ashpra se armëpushimi duhet të respektohet në teren
Rusia ka paralajmëruar forcat besnike të presidentit sirian Bashar al Asad se duhet të respektohet tërësisht armëpushimi i dakorduar, raporton (AA).
Një zyrtar i paidentifikuar rus nga observatori për respektimin e armëpushimit në Siri, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Ria Novosti”, tha se Moska zyrtare është e shqetësuar për shkeljet periodike të armëpushimit nga ana e forcave të ushtrisë siriane.
Zyrtari rus ka thënë gjithashtu se disa komandantëve të forcave besnike të regjimit sirian u janë dërguar porosi të qarta dhe të ashpra se armëpushimi duhet të respektohet në teren.
Armëpushimi në Siri u arrit muajin e kaluar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë, të cilat janë duke bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje politike që do të sjellë një fund të luftës në Siri, e cila ka hyrë në vitin gjashtë të saj.