Sa të dhëna në ditë përpunon Facebook

Facebook ka bërë të ditur disa fakte interesante mbi volumin e të dhënave që përpunon.

Sistemi përpunon 2.5 miliardë pjesë përmbajtjeje dhe mbi 500 TB(terabajt) të dhëna çdo ditë. 2.7 miliardë klikime “pëlqej” dhe 300 milionë foto ngarkohen çdo ditë në Facebook.

Po ashtu, sistemi skanon rreth 105 TB të dhëna çdo gjysëm ore. 70 000 pyetje ekzekutohen çdo ditë.

Duke përpunuar të dhëna kaq shpesh (në ditë), Facebook-u arrin të ofrojë produkte të reja, të kuptojë reagimet e përdoruesve si dhe të modifikojë dizajnin në varësi të preferencave gjithmonë e në ndryshim të njerëzve.

Një statistikë tjetër është se mbi 100 PB të dhëna ruhen në një disk cluster të vetëm Hadoop. I pyetur mbi volumin e këtyre llojeve disqesh, zv/presidenti inxhinierik Jay Parikh tha pa hezituar se Hadoop cluster-i i tyre është më i madh se ai i Yahoo-së dhe se besojnë se ai mund të jetë edhe më i madhi në botë.

Duke marrë parasysh këtë numër të madh të dhënash, Facebook nuk ka nevojë të bëjë ndryshime dhe të shohë impaktin e tyre më vonë.

“Thjesht duke parë të dhënat historike, ne arrijmë të vlerësojmë një model para se ta paraqesim. Ne simulojmë më këto të dhëna dhe nxjerrim më pas përfundimet,”- u shpreh Parikh. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakMandarina
Artikulli vijuesSiri, vritet drejtuesi i lartë i “Hezbollah”