Sa udhëtim i bukur!
Motra ime dukej fytyrëzbehur,trupi i saj i dobët.
Por,ajo prapë lexonte Kur’anin ashtu siç e kishte zakon.
Nëse e kërkon atë,do ta gjesh në vendfaljën e saj.
Në ruku,në sexhde,me duar të ngritura drejt qiellit.
Kështu në mëngjes,në mbrëmje,në mes të natës,nuk lodhet e as nuk mërzitet.
Unë kujdesesha për leximin e revistave artistike dhe atyre që përmbanin tregime.
E shikoj aq shumë satelitin sa që me të jam e njohur… “ai që bën një gjë shumë,njihet me të”.
Obligimet e mia nuk i kryej si duhet dhe nuk jam e rregullt në namaz.
E fika satelitin pasi shikova filma të ndryshëm për tre orë rresht,atëherë u dëgjua ezani nga xhamia e afërt.
Shkova në shtratin tim.Ajo më thërriste nga vendfalja e saj.
-Urdhëro Nura,çfarë dëshiron?
Me një ton të prerë më tha:
-Mos flej para se ta falësh sabahun!
-Oh … ka kohë edhe një orë deri në namazin e sabahut,ky që dëgjove tani ishte ezani i parë.
Më thirri me tonin e saj të mëshirës… kështu ishte ajo edhe para se ta godiste sëmundja e keqe,që e shtriu në shtrat:
-Hena,eja afër meje!Asnjëherë s’mund t’ia refuzoj kërkesën.
E Ndjen dëlirësin dhe sinqeritetin e saj,do t’i përgjigjesh me respekt.
-Çfarë dëshiron?
-Ulu – më tha.
-Ja tek u ula,çfarë ke? Me një zë të ëmbël tha:
“Secili njeri do të shijojë vdekjen,e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit”.Për pak çaste heshtta. Pastaj me pyeti:
– A nuk beson në vdekjen?
– Patjetër,besimtare jam!
– A nuk beson se do të llogaritesh për çdo të vogël dhe të madhe?
– Gjithsesi, por Allahu është Falës dhe Mëshirues … jeta është e gjatë oj motra ime.
-A nuk ke frikë nga vdekja që të vjen papritmas?
Shikoje Hindin,ishte më e vogël se ti dhe vdiq në një aksident me makinë … e tjetra … e tjetra …
Vdekja nuk njeh moshën dhe mosha nuk është matëse e saj.
Iu përgjigja me një zë të frikësuar ku vendfalja e saj ishte pak e ndriçuar:
-Unë frikësohem nga errësira e ti ma shtove frikën me përmendjën e vdekjës… si mund të flej unë tash?
Mendova se pranove të vish me neve për shëtitje këtë pushim.
Papritmas,zëri i saj tingëlloi e zemra ime u dridh:
-Këtë vit ndoshta do udhëtoj një udhëtim të gjatë … Në një vend tjetër.
-Ndoshta,oj Hena… Jetët tona janë në Dorën e Allahut.-dhe ia shpërtheu vajit.
Mendova për sëmundjën e saj të keqe.
Mjekët e kishin njoftuar babain tim fshehtas se sëmundja ndoshta s’do ta pret atë shumë.
Mirëpo,kush i tregoi asaj për këtë?Apo,ajo ndoshta po e vëren këtë gjë!
-Çfarë ke që mendon? – kësaj here zëri i saj më erdhi i fort.
A po mendon se unë e thashë këtë ngase jam e sëmurë? Assesi…
Ndoshta unë jam më jetëgjate se ata që janë të shëndoshë.
Ti sa do të jetosh? Ndoshta njëzet vite … ndoshta katërdhjetë … pastaj çka?
Dora e saj ndriçoi në errësirë dhe ajo e lëvizi fuqishëm.
S’ka dallim mes nesh,të gjithë do udhëtojm dhe do braktisim këtë botë osë për në xhennet ose për në zjarr (xhehenem).
A nuk ke dëgjuar Fjalën e Allahut: ” …e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet,ai ka arritur shpëtim…”
-U zgjofshë me të mira.Vrapova shpejt e zëri i saj trokiste veshët e mi:
-Allahu të udhëzoftë!Mos e harro namazin!
Ora tetë e mëngjesit.Dëgjoj një trokitje në derë.Kjo nuk është koha e zgjimit tim.
Të qajtura… zëra … o Zoti im, çka ndodhur?
Gjëndja e Nurës është keqësuar.
Babai e dërgoi në spital. Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun.
S’do të ketë shëtitje këtë vit.
Është shkruar që këtë vit të mbesim në shtëpi.
Pas pritjes së gjatë,në ora një të drekës babai telefonoi nga spitali.
Mundeni ta vizitoni atë tani,ejani shpejt!
Nëna me njoftoi se biseda e babait nuk ishte e qetë dhe se zëri i tij kishte ndryshuar.
Pallton e kisha në duar.Ku është shoferi? Hipëm shpejt…
Ku është rruga që dilja të ecja me shoferin,më dukej e shkurt.
Pse vallë ajo sot është e gjatë… shumë e gjatë?!
Ku është ajo turma e dashur për mua që të shikoj djathtas-majtas?!
Tani,një turmë e cila u bë vrasëse dhe e mërzitshme.
Pranë meje nëna lutej për të.Ajo ishte vajzë e mirë dhe respektuese. Asnjëherë s’e kam parë duke e humbur kohën.
U futëm nga dera e pasme e spitalit.Ky i sëmurë rënkon… ky i plagosur në një aksident automobilistik… një i tretë me sy të groposur.
Nuk e din a është ai prej banorëve të dunjas apo të botës tjetër.
Pamje të çuditshme që kurrë si kam parë.
U ngjitem shkallëve me shpejtësi.Ajo ishte në dhomën e kujdesit të veçantë.
-Unë do t’iu dërgoj tek ajo. –tha infermierja;
– Ajo është mirë,e qetësoi nënën time,ajo është në përmirësim pas asaj kome që pati.
Ndalohet hyrja më shumë se një përson.
Kjo është dhoma e kujdesit të veçantë.
Në mes të turmës së mjekëve dhe përmes dritarës së vogël në derën e dhomës,pashë sytë e motrës sime Nures duke më shikuar mua ndërsa nëna ime qëndronte afër saj.
Pas dy minutave doli nëna,ajo nuk mundi t’i fsheh lotët e saj.
Me lejuan edhe mua të hyjë dhe ta përshendës me kusht që mos të flasë shumë më të.Dy minuta të mjaftojnë!
-Si je Nura?Dje në mbrëmje ishe shumë mirë,çfarë ndodhi me ty?!
Pasi ma shtrëngoi dorën mu përgjigj:
-Unë tani elhamdulilah jam mirë.
-Elhamdulilah,mirëpo dora jote është e ftohtë.
Isha e ulur në fund të krevatit e duart e mia prekën këmbët e saja
Ajo i largoj ato prej meje.
-Më fal nëse të ngushtova!
-Assesi,por unë mendova në Fjalën e Allahut: ” e këmba do të bashkohet me këmbën.Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet”.
Hena,bëj dua për mua,ndoshta së shpejti po pres ditën e parë të botës tjetër.
Rruga ime është e gjatë e përgaditja ime e paktë.
Kur dëgjova çfarë tha, otët më dolën nga sytë dhe fillova të qaj.
Nuk e dija se ku jam.Sytë e mi vazhduan të qajnë.
Babai im u merakos për mua më shumë se për Nurën.
Nuk janë mësuar të më shohin të qaj aq shumë e të mbyllem në dhomë.
Me perëndimin e kësaj ditë të mërzitshme,shtëpinë tonë e mbuloi qetësi e gjatë.
Vajza e tezës hyri tek unë… pastaj edhe vajza e hallës.
Ngjarje të shpejta ata që vinin u shtuan zërat u përzien.
Një gjë mora vesh,Nura kishte vdekur.
Nuk munda të dalloja ata që vinin e as nuk dija se çfarë thonin.
-Oh Allah,ku jam unë dhe çfarë po ndodh?!Nuk munda as të qaj.
-Më pas,më treguan se babai im më mori për dore për t’i dhënë lamtumirën e fundit motrës sime,dhe se unë e kisha puthur atë.
Mua më kujtohet vetëm një gjë.
Kur e pashë atë të shtrirë në shtratin e vdekjës,mu kujtua Fjala e Allahut: ” e këmba do të bashkohet me këmbën ” dhe atëherë e kuptova të vërtetën se;”Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet “.
Nuk më kujtohet ndonjëherë të jem kthyer tek vendfalja e saj përveç kësaj nate.
Atëherë,mu kujtua ajo që ndau me mua embrionin e nënës sime,ne ishim binjake.
Mu kujtua ajo që ndante me mua preokupimet e mia.
Mu kujtua ajo që më largonte mua ngushtimet e mia,ajo e cila lutej që unë të udhëzohesha,lotët e së cilës i rrejdhnin në netë të gjata duke me biseduar për vdekjën dhe llogarinë.
Allahul Mustean (Nga Allahu kërkohet ndihma).
Kjo është nata e parë e saj në varr.
O Allah,mëshiroje atë dhe ndriçoja varrin.
Ky është Mus’hafi i saj … kjo është sexhadja e saj … kjo është … kjo është…
Ndërsa ky është fustani i saj ngjyrë rozë,për të cilin më thoshte se do ta ruaj për martesën tënde.
E kujtova atë dhe qajta,qajta edhe për ditët e mia të humbura.
Qajta pandërprerë.E luta Allahun të më Mëshiroi dhe të më falë.
E Luta Allahun që ta forcojë atë në varrin e saj,ashtu siç kishte dëshirë ajo të lutej.
Në moment pyeta vetën;Çfarë nëse do të isha unë e vdekura?
Çfarë përfundimi do të kisha?
Nuk kërkova përgjigjën nga frika që më kishte kapur.Qajta me mallë…
Allahu ekber,Allahu ekber.Ja,ezani i sabahut u thirrë.
Mirëpo,sa i ëmbël kësaj radhe.
Ndjeva njëfarë qetësie dhe rehatie përderisa përsërisja çfarë thoshte muezini. E mbështolla mbulesën time dhe u ngrita për ta falë namazin e sabahut.
Fala namazin e atij që i thotë lamtumirë kësaj bote,siç e fali motra ime dhe ishte namazi i saj i fundit.
Kur të zgjohem nuk e pres mbrëmjen,e kur të vij mbrëmja nuk e pres mëngjesin).
Ahmed Salim Badvilan
Përktheu; Abedin Haxhiaj