Samsung Galaxy Note 6 vjen me 6GB RAM

Pasardhësi i Samsung Note 5 do të vjen me 6 gigabajt RAM memorie dhe ekran 5.8-inç, sipas spekulimit të ri nga Kina. Sa për krahasim, Note 5 ka 4 gigabajt RAM memorie dhe ekran 5.7-inç.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, kompania Samsung ka filluar të prodhojë RAM memorie prej 6 gigabajt për smartfonë, dhe disa nga telefonat e ardhshëm të avancuar nga Kina pritet të vijnë po me këtë kapacitet të RAM memories. Kështu që, Galaxy Note 6 me 6 gigabajt RAM memorie është plotësisht i mundshëm, shkruan GSM Arena.

Në këtë spekulim të ri thuhet se kompania koreano-jugore do të përdorë panela RGB për ekranet e pajisjeve të saj, pasi që diçka të tillë ka përdorur edhe në telefonat e tjerë të Samsungut, që nga Galaxy S II, transmeton Koha.net. Po ashtu është thënë se Note 6 do të vjen edhe me bateri më të madhe.

Përveç kësaj, në këtë spekulim gjithashtu thuhet se ekrani i Note 6 do të jetë më i ndjeshëm në prekje në krahasim nga paraardhësi i tij, Note 5.

Sa i përket specifikave, Note 6 do të vjen me dy procesorë të ndryshëm dhe do të jetë në dispozicion me 64 dhe 128 gigabajt UFS 2.0 të memories së brendshme. Po ashtu do të ketë edhe kamerën kryesore prej 12 megapikselë me Super OIS.

Deri më tani, ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht në lidhje me këto detaje për këtë telefon.

Artikulli paraprakShehërli e katun’arë – një analizë e çarjes
Artikulli vijuesNëse ishin të qëllimshme, sulmet e djeshme në Siri mund të konsiderohen krime lufte