Samsung lanson Galaxy A8

Telefonat e mençur çdo ditë e më tepër po e pushtojnë tregun e botëror. Pas lansimit të OnePlus 2 dhe Motorola Moto G (gjenerata e tretë), tani Samsungi ka lansuar Galaxy A8. Disa javë më parë kjo kompani kishte lansuar disa telefona të mençur të serisë J.

Me një ekran HD prej 5.7-inch, Galaxy A8 me 5.9 mm është telefoni më i hollë deri më tani i kësaj kompanie, transmeton Koha.net.

Me procesor nga Samsung Exynos octa-core, është i çiftëzuar me 2 gigabajt RAM dhe 32 gigabajt memorie të brendshme. Telefoni funksionin me sistemin operativ Android Lollipop dhe është i ngarkuar me TouchWiz UI. IT mund të mbështesë zgjerimin e memories deri në 128 GB, raporton “businesstoday.in”.

Galaxy A8 gjithashtu posedon vend për dy kartela dhe një censor për gjurmë të gishtave me një bateri prej 3,050-mAh. Galaxy A8 ka një kamerë prej 16 mega pixel me auto fokus për stabilizimin e imazhit optik dhe një lente me kënd të gjerë, kurse ka edhe një kamerë përballë prej 5 mega pixel. Në treg Galaxy A8 ka një çmim rreth 450 euro.

Artikulli paraprakJovanoviq: Po të isha kryeministër i Serbisë, do ta njihja Kosovën
Artikulli vijuesMjekët po përqafojnë syzet inteligjente të Google