Samsung prezanton dy smartfonët e rinj Mega 5.8 dhe 6.3 inç

Samsung ka prezantuar dy smartfonë të rinj ekranet e të cilëve shfrytëzojnë maksimalisht përmasat e telefonit.

Këto pajisje të quajtura “Mega” ofrohen për klientin në dy versione ekrani 5.8 inç dhe 6.3 inç. Sistemi i tyre operativ është Android 4.2 (Jelly Bean) ndërsa procesori është dual – core. Pajisja në versionin 6.3 ofrohet me procesor 1.7 GHz, ndërsa versioni 5.8 inç ka procesor 1.4 GHz.

Dy kamerat e këtyre smartfonëve janë 8 megapiksel kamera kryesore dhe 1.9 megapiksel kamera tjetër.

Smartfoni Mega 6.3 inç do të ofrohet me kujtesë të brendshme 8 GB ose 16 GB dhe do të arrijë kapacitetin deri në 64 GB duke shtuar edhe memorien e kartës së jashtme. Versioni tjetër Mega ofrohet vetëm me 8 GB kujtesë të brendshme.

Pavarësisht se Samsung krenohet me dizajnin e hollë të Mega-s dhe me parametrat e tij softuerike, impakti kryesor që kjo pajisje do të ketë tek konsumatorët do të ketë të bëjë me përmasat e ekranit.

Duke bërë një krahasim të thjeshtë përsa i përket përmasave të ekranit vihet re se iPhone ofrohet me ekran 4 inç, ndërsa Samsung Galaxy S4 ka një monitor 5 inç.

Para se të entuziazmoheni së tepërmi për smartfonët Mega duhet të dini se këto pajisje do të jenë të disponueshme në Europë dhe Rusi duke filluar që prej muajit maj.

Kompani ka deklaruar se disponueshmëria e tyre do të variojë sipas tregut dhe ato do të ofrohen gradualisht. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakKatër incidente të dhunshme në Shkup
Artikulli vijues30 vjeqarët e sotëm, si ka ndryshuar shëndeti në krahasim me 10 vite më parë