Së shpejti Skype pritet të sinkronizohet midis pajisjeve të ndryshme

Në rast se jeni përdorues të shpeshtë të Skype qoftë në kompjuterët desktop po ashtu edhe në pajisjet mobile duhet të keni ndjerë vazhdimisht nevojën e sinkronizimit të statusit tuaj të mesazheve në chat midis pajisjeve të ndryshme.

Për shembull në qoftë se hapni Skype nga telefoni do të njoftoheni menjëherë për të gjitha mesazhet që keni marrë që prej herës së fundit që jeni loguar nga pajisja mobile, ndërkohë që ju mund të keni lexuar gjithçka nga kompjuteri dhe ato lajmërime nuk janë aspak të vlefshme.

Fatmirësisht kjo gjë nuk do të përsëritet më pasi ekipi i Skype ka vendosur që të mundësojë sinkronizimin e statusit të mesazheve në chat për pajisje të ndryshme.

Përditësimi është planifikuar të jetë i disponueshëm në muajt në vazhdim. Sinkronizimi në ditët e sotme përbën një prioritet pasi Skype ka përdorim të gjerë në platforma të ndryshme.

Së fundmi është vënë re se Microsoft-i është përqendruar fuqishëm në optimizimin e Skype. Përveç aplikimit të një arkitekture të re të softuerit e cila ka si synim fshehjen e natyrës “peer-to-peer” (të decentralizuar) të Skype, ka shtuar edhe një numër të madh opsionesh bazuar në këto ndryshime.

Ndër to mund të përmendim faktin që Outlook.com ofron suport për Skype të bazuar në ueb apo aktivizimin e lajmërimeve automatike (push notifications) për Windows 8 edhe në ato raste kur programi nuk është në përdorim.

Aktualisht kompania po punon për integrimin e Skype, produkt me në qendër konsumatorin e thjeshtë, me suitën e komunikimit për bizneset të quajtur Lync. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakLibi: Qeveria kërkon qartësi nga SHBA
Artikulli vijuesKina kalon SHBA-të?