Seancë e re gjyqësore për të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave”, sot duhet të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.
Gjykimi paraprak që ishte paraparë për më 31 maj, u anulua për shkak se policia gjyqësore e Gjykatës Supreme nuk u lejoi avokatëve të të akuzuarve në proces që të hyjnë në sallë. Ndërkohë që seanca gjykuese për “Lagjen e Trimave” është anuluar plot pesë herë për shkak të arsyeve të ndryshme, kryesisht mungesës së kushteve hapësionore.
Gjykimi për “Lagjen e Trimave” do të mbahet në sallën e Gjykatës Supreme, për shkak se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtje të gjykimit në të cilin ka numër të madh të të akuzuarve.
Gjykata në fillim të këtij muaji mori vendim që me këtë lëndë ta bashkojë procedurën me rastin “Vetëtima”, gjegjësisht me personat e logjistikës të cilët u arrestuan para disa muajve. Për ngjarjet e “Lagjes së Trimave” janë të akuzuar 29 persona, ndërsa si mbështjetje logjistike tetë persona.
Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim zjarrin jetën e humbën tetë policë nga njësitet speciale dhe njësitet e posaçme të MPB-së, ndërsa rreth katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. Janë arrestuar edhe dhjetë persona nga grupi i armatosur.
You Might also Like
Durrës, trafikonin vajza për prostitucion, 7 në pranga
DURRES- Shtatë persona kanë përfunduar në pranga dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim,…
By
Redaksia
1 Min Read
Mbi 2 mijë fidane do të mbillen në kryeqytet
Komuna e Prishtinës ka ndihmuar Ndërmarrjen Publike “Hortikultura” me mekanizëm të ri për mbjelljen e…
By
Redaksia
3 Min Read
Zv drejtori i burgut të Idrizovës mobilizon të burgosurit për ndihmë në Hasanbeg
Zv drejtori i burgut të Idrizovës Sadush Arifi ka mobilizuar të burgosurit për ndihmë në…
By
Redaksia
0 Min Read
Thaçi e Hyseni në: "Të luftojmë xhihadizmin bashkërisht”
Ministra të brendshëm dhe të jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore do të mblidhen në…
By
Redaksia
2 Min Read
Ushtria turke neutralizon 25 militantë të PKK/PYD-së në Jarabulus
Në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit forcat ajrore turke kanë neutralizuar një grup prej…
By
Redaksia
1 Min Read
Dialogu në ‘udhëkryq’
Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunacek, u ka bërë thirrje…
By
Redaksia
6 Min Read
