Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar nga disa portale, se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’ua jap për kohë të pacaktuar sheshin opozitës, që kjo e fundit t’i ngris tendat në kundrshtim të qeverisë.
I dyti i Prishtinës, në një postim në Facebook ka thënë se për këto spekulime, do të ngre padi.
Postimi i plotë i Sejdiut:
“Shpifjet dhe manipulimet nuk po kanë te ndalur. Tash e pashë këte lajm me një dokument komplet të falsifikuar dhe nënshkrim të falsifikuar.
Së pari unë kam qenë jashtë vendit, dhe jam kthyer para 1 ore në shtepi, pra nuk kam qene fare ne zyrë.
E dyta, ky nënshkrim nuk ka lidhje me nënshkrimin tim. Dhe, këso lloj formati të dokumentit Drejtoria që unë e udhëheq nuk ka.
Për fund, do të ngris kallzim penal për falsifikim ndaj personave që udhëheqin këto portale që po shpërndajnë këso falsifikimesh.
Por mbi të gjitha paniku i portaleve të pushtetit si duket po i shtyen në shpifje, falsifikime, gënjeshtra e lloje te ndryshme manipulimesh mediale.
Asnjëra nuk do të na ndalë!
Ne do te vazhdojmë, ne nuk do të ndalemi, ne do të fitojmë” (sic), ka shkuar Sejdiu.