Sekrete për një fytyrë të përkryer

Nga kubat e akullit (për t’u kaluar mbi fytyrë) në përzierjen e fondotintës (për ngjyrën ideale): kozmetologet rrëfejnë detajet e zanatit.

Arti i higjienës

Para së gjithash duhet që të përdorim sfungjer , gishtat ose furçë për të përhapur ato më të lëngshmet. Gjithësecila duhet të ketë mjetin e saj, por që duhet të jetë rreptësisht personal. Mikrobet ndodhen përherë në duar, fije dhe fibra dhe të gatshme për të shkaktuar puçrra ose irritime”. “Këshilloj ta lani furçën dhe sfungjerin të paktën dy herë në javë me sapun me PH neutral dhe ujë të ngrohtë”.

Primer-at

Quhen kështu produktet që aplikohen para trukut. “Mund të jenë xhelëra të tejdukshëm ose me ngjyrë, që e bëjnë të lëmuar lëkurën, mbushin gropëzat, i japin shkëlqim, rregullojnë prodhimin e yndyrës…

Si të zgjedhësh sfungjerin dhe furçën

Veglat e zanatit. “Preferohet sfungjeri: përdoret për një kohë më të shkurtër dhe prandaj është më higjienike. Më mirë zgjidh një me fije najloni, sepse thith më pak produkt dhe siguron njëaplikim të njëtrajtshëm”. “Për kë i pëlqen më shumë furça, do qe e përshtatshme një e madhe, me fije të gjata dhe të sheshta”.

Ligji i ngjyrave

Bëj korrektimin kromatik. “Dhe pse nuk është intuitive, është e nevojshme të dish që e verdha mbulon të kuqen dhe e kuqja mbulon blunë. Pra, për zonën rreth syve, që priret drejt nuancave jeshile-blu, duhet përdorur një korrektor në tone të kuqe dhe, për të mbuluar njollat e skuqura, një korrektor në nuancë të verdhë”…

Shiko mirë etiketën

…dhe jo vetëm ngjyrën. “Kush ka lëkurë të thatë, duhet të kontrollojë që fondotinta të jetë hidratuese”. “Kush ka lëkurë të yndyrshme, duhet të përdorë një oil free ose pudër. Për lëkurat mikse, fjala kyç është “ekuilibrim”: thuaju “po” produkteve që ekuilibrojnë përbërjen e zonave të ndryshme të fytyrës”.

Përtacia është e ndaluar

Asnjëherë nuk duhet të jesh shumë e zënë për të qenë e bukur. “Rregulli i artë për një bazë perfekte është ta realizosh sipas mënyrës që kërkon. Çdo fazë, nga përhapja e fondotintës, te tamponimi me korrektor e deri te pudra përfundimtare, zbatohet me Kujdes”. “Pjesa përfundimtare është shumë e rëndësishme: pudra dhe/ose pluhuri i orizit me ngjyrë neutrale, janë truku që të arrihet një lëkurë që shkëlqen”.

Sekreti anti-papërsosmëri

Të korrigjosh me ngjyra më të errëta. “Për të fshehur njolla, puçrra apo probleme të fytyrës, përdor gjithmonë një korrektor më të errët se lëkura jote”. “Pastaj, mbi këtë bazë, kalo një të së njëjtës nuancë me lëkurën ose gjithsesi më të hapur. Më beso: njëtrajtshmëria është e sigurt”.

Po qafa?

Për mos të prishur bazën. “Është vetëm një gabim që gratë nuk duhet ta bëjnë kurrë dhe është më i rëndi: të mos trukosh qafën”.

Ngjyra e duhur

Përziej. “Receta ime personale është të përziesh edhe dy ose tre fondotinta të ndryshme për të pasur nuancën që kërkon”. “Po ta gjeni ngjyrën e përshtatshme, mund ta përdorni gjithmonë pastaj”.

Pas festës

Kështu fshin gjurmët e një mbrëmjeje të lodhshme. “Sekreti qëndron te një kub akulli që duhet kaluar mbi fytyrë, pas aplikimit të kremit hidratues”, këshillon Tolomei. “Lëkura rifiton një freski të menjëhershme dhe zona më delikate rreth syve rimerr, falë të ftohtit, forcë dhe elasticitet. Kujdes: kurrë mos vepro në këtë mënyrë pas një dushi të nxehtë. Lëkundjet e temperaturës duhen shmangur.

Ndryshim!

Fondotinta është si një veshje: ndërrohet çdo stinë. “Për të pasur gjatë gjithë vitit fytyrë të përkryer, fondotinta duhet ndërruar si një veshje”. “Pra, mos u fikso te një produkt i vetëm, po zgjidh përbërje më të plota në dimër dhe me produkte më të lëngshme, të përshtatshme për lëkurë të yndyrshme në verë. Të bësh të kundërtën do ishte si të vishje të leshta në det dhe të pambukta në mal”.

Pudra e mamit

Pluhuri i hollë ose kompakt nuk është me dëshirë. “Për të fiksuar dhe njëtrajtësuar bazën, nuk mund t’ia dilet pa të! Pudra është hapi i detyrueshëm për të gjitha gratë që dëshirojnë një lëkurë pa njolla dhe një make-up që zgjat”, shpjegon Tolomei. “Ky pluhur, me ngjyrë ose transparent sipas dëshirës, kur aplikohet fillimisht në fytyrë, duket se nuk shkakton asnjë përmirësim: po mjafton të presësh vetëm 15 minuta dhe ja ku vjen mrekullia. Duke u ngrohur nga kontakti me epidermën, përzihet me fondotintën e jep si rezultat një Efekt natyral, si lëkura jote”.

*Përkujtim: Rregullimi (make-up) sipas dispozitave Islame nuk eshte i lejuar per publik, por ne rrethana te caktuara, si para bashkeshortit etj…

 

Artikulli paraprakKilet e tepërta bëjnë (edhe) mirë!
Artikulli vijuesFiku: Si te bejme qe ta shijojne dhe te vegjlit?