Sonte pritet vendimi i gjykatësve hetues, lirohet 60 vjeçarja

Në Gjykatën Penale në Shkup po vazhdon marrja në pyetje e 20 të arrestuarëve lidhur me vrasjen e pesëfisht në Smilkovc të Shkupit.

Avokati mbrojtës Naser Raufi deklaroi për agjencinë INA se deri tani janë dëgjuar shumica e të ndaluarëve dhe se është liruar vetëm 60 vjeçarja Feride Bilalli nga fshati Hotël i komunës së Likovës. “Po vazhdon marrja në pyetje e personave të ndaluar dhe të akuzuar nga MPB-ja. Presim që rreth orës 21.00 të përfundojë procesi i marrjes në pyetje dhe të shohim më pas se çfarë vendime të shqiptojnë gjykatësit hetues”, theksoi për INA, gjykatësi Raufi.

Siç mësohet jozyrtarisht pritet edhe lirimi i femrave dhe grave të tjera të ndaluara, por kjo akoma nuk është konfirmuar nga ana e avokatëve mbrojtës. Feride Bilalli u la e lirë dhe i`u mor pasaporta, për shkak se ajo vuante nga sëmundjet e ndryshme dhe nuk përballonte qëndrimin e mëtejm në gjykatë, pas 24 orëve të ngelura në organet e rendit. Por, avokatët mbrojtës bëjnë të ditur se edhe ajo megjithatë nuk mund ti shpëtojë dënimit, për shkak se MPB dhe hetuesia ka theksuar se tek shtëpia e saj janë gjetur armë, municion dhe mjete tjera.

Derisa po vazhdon procesi i marrjes në pyetje të të ndaluarëve, familjarët e tyre po qëndrojnë pranë gjykatës, duke pritur vendimet e gjykatësve hetues.

MPB sot përmes një konference me gazetarët theksoi se pesë nga të ndaluarit janë organizatorët dhe pjesëmarrësit e vrasjes së pesëfisht. Tre prej tyre kanë ekzekutuar vrasjen dhe dy kanë qenë bashkëpunëtor të ngushtë të tyre. /INA/kohaislame

Artikulli paraprakNano kundër dënimeve kolektive të shqiptarëve në Maqedoni
Artikulli vijuesNDIHMOJNË AMSERA REKËN