Senatori McCain: Pse amerikanët dhe të tjerët nuk duhet t'i frikësohen fjalës Allahu Ekber

Një politikan amerikan (pavarësisht se këtë e bën për ineresa më të gjëra politike) vihet në mbrojtje të lirisë së shprehjes fetare dhe then tabutë të cilët akoma ngulfatin hapsirën mediale ne SHBA.

Senatori John McCain, i cili është politikani kryesor që po nxit dhe mbështet intervenimin ushtarak kundër Basharit, në një emision të kanalit Fox News i jep një sqarim të thjeshtë por të fortë gazetarëve dhe opinionit amerikan, i cili mund të jepet si shembull edhe për pjesën tjetër të globit.

Gazetarët e Fox News-it për të kundërshtuar përpjekjet e McCain se përkrahja e tij është e gabuar, ata vëjnë dyshimin mbi atë se përkrahja amerikane po kërkohet për kryengritësit sirian të cilët kur realizojnë me sukses ndonjë sulm (siç është në këtë rast rrëzimi i një aeroplani luftarak) brohorisin “Allahu Akbar”, gjë e cila paraqet problem për gazetarin e Fox News-it, ku shprehet se nuk e di se me çfarë arsye mbështeten këta njerëz.

Ndërsa senatori republikan John McCain, vihet në mbrojtje të fjalës “Allahu Ekber” dhe sqaron se kjo flajë nuk duhet ti frikësoje njerëzit, ata vërtet janë musliman dhe është e natyrshme kjo fjalë, por ata janë të moderuar, unë ata i njoh shumë mirë, nuk ka pse të na habitë apo të na frikësojë fjala Allahu Ekber, pasi kjo është sikurse amerikanët apo të krishterët të thonë “e falenderojmë Zotin”. WP/kohaislame.com

 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/4mAybrip48o” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakKosovë, ne Gjilan per PD-në garon një kandidate me shami
Artikulli vijuesSenatori McCain: Pse amerikanët dhe të tjerët nuk duhet t'i frikësohen fjalës Allahu Ekber