Serbët fillojn kolonizimin e Mitrovicës e RTK-ja na flet për "Islam Radikal"

Përderi sa veriu po coptohet nga Kosova jonë nga Serbia RTK-ja dhe media tjera të ndryshme në Prishtinë vazhdojn ti japin pompezitet “Islamit Radikal” duke organizuar emisione të ndryshme për ta shpërqëndry vëmendjen nga problemet reale që ka Kosova!

Përndryshe përderisa shqiptarët po pengohen në rindërtimin e shtëpive të tyre në veri të Mitrovicës, e kundërta po ndodh me serbët.

Atje po ka filluar zhvillimi i projektit Bregu i Diellit. Të paktën kështu ka shkruar serbët e kësaj pjese madje kanë publikuar edhe fotografi për këtë.

Ata thonë se sa për fillim do të kthehen një mijë persona të zhvendosur, e shpresojnë se do vazhdohet me kthimin e dhjetëra të tjerëve, të cilët do u mundësohen kushte të mira të ekzistencës, raporton lajmi.net.

E ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve është penguar muaj më parë, e pritet të fillojnë javën e ardhshme, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Artikulli paraprakGalaxy Note 5 më 2016 lansohet në Europë
Artikulli vijuesKomandant HOXHA një "selam" agjentit serb: Ke pasë SNAJPERA apo ske pasë PAMPERSA?!