Serbët, njerëzit më të palumtur në botë

0
242

Sipas një studimi të kryer nga firma kërkimore WIN / Gallup, e cila ka anketuar 64.000 njerëz nga 65 shtete, njerëzit më të lumtur në botë jetojnë në Fixhi, ndërsa në mesin e më të palumturve janë serbët.

Banorët më të lumtur janë në Fixhi, ndërsa i fundit në listë është Iraku. Në Fixhi, 93 për qind e të anketuarve u deklaruan si të lumtur, ndërsa në Irak të tillë u deklaruan vetëm 31 për qind e banorëve.
Krahasuar me vitin e kaluar, numri i atyre që u deklaruan njerëz të lumtur është rritur me dhjetë për qind, gjë që do të thotë se ky numër është rritur në 70 për qind.
Gjithashtu, 42 për qind e të anketuarve shprehën bindjen se viti 2015 do të sjellë prosperitet ekonomik.
Në krye të listës me dhjetë vendet me banorët më të lumtur, qëndron Fixhi, i ndjekur nga Kolumbia, Nigeria, Arabia Saudite, Azerbajxhani, India, Panamaja, Argjentina, Finlanda dhe Indonezia.
Në mesin e shteteve, ku jetojnë njerëzit më të palumtur përpos Irakut janë edhe Greqia, Bullgaria dhe Serbia.
Turqia është në mesin e 65 vendeve në të cilën jetojnë banorët e lumtur, e radhitur në vendin e 56. Sipas anketës, në Turqi 46 për qind e të anketuarve ndjehen të lumtur.
Rezultatet e sondazhit për 2014 tregojnë se kontinentet më të lumtura janë Afrika dhe Azia. Shumica e banorëve që jetojnë në këto kontinente shpresojnë se 2015 do të jetë një vit i mirë.