Stuhi e re godet Nju Jorkun dhe Xhersin

Dhjetëra mijëra banorë të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë mbetur sërish pa energji elektrike pasi një stuhi dimërore ka goditur zonat që po rimëkëmbeshin pas kalimit të uraganit “Sandy”.

Disa banorë u detyruan të linin sërish shtëpitë dhe transporti publik u kufizua sërish. Erërat arritën në 100 kilometra në orë, duke rrëzuar pemë dhe shtylla elektrike.

Guvernatori i shtetit të Nju Xhersit, Chris Christie deklaroi: “Tani presim të vijnë insektet dhe sëmundjet”. Kompanitë e energjitikës në dy shtete raportojnë se mbi 100 mijë klientë po vuajnë nga mungesa e elektricitetit.

Rreth 650 mijë ndërtesa ishin pa energji që prej një jave, pasi uragani “Sandy” përshkoi vendin duke vrarë mbi 100 persona. Por dëmet e shkaktuara nga stuhija e fundit, në veri-lindje, ishin më pak nga sa druheshin autoritetet.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg deklaroi se zonat fushore nuk ishin përmbytur nga vërshimi i ujërave gjatë së mërkurës.

Por zoti Bloomberg deklaroi se ishte ende i shqetësuar për sigurinë në ato zona ku infrastruktura mbrojtëse nuk ishte riparuar ende.

Ai kishte urdhëruar mbylljen e parqeve dhe plazheve dhe përkohësisht ndaloi ndërtimet, por tha se nuk kishte nevojë për evakuime në mase sepse stuhija nuk do të ishte aq e fortë sa “Sandy”./tch/kohaislame

Artikulli paraprakSerbët protestojnë kundër rindërtimit të shtëpive shqiptare
Artikulli vijuesSistemi Ford Sync, i instaluar në 5 milionë makina