Serbët rrahin serbët: Dilni të votoni

 

Ka filluar të rritet presioni ndaj qytetarëve serbë në Kosovë për të dal në votime. Një prej ngjarjeve ka ndodhur në fshatin Grackë e Vjetër, Lipjan.

 

“Dy viktimat meshkuj, serb të Kosovës raportojnë se derisa ishin duke luajtur futboll disa të rinj serb, dy të dyshuar meshkuj kanë ardhur dhe kanë kanosur disa të rinj serb se nëse nuk dalin në votime nuk do të mund të hyjnë në Serbi” thuhet në komunikatën e policisë.

 

Me këtë rast, sipas policisë pas fjalosjes të rinjtë kanë filluar të rrahen. “Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake dhe kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, me çka janë gjetur një vulë e Partisë Demokratike e Serbisë dhe materialë zgjedhor i viteve të mëhershme”. Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 
 


Artikulli paraprakOKB-JA AUTORIZON VENDOSJEN E 300 VËZHGUESVE NË SIRI
Artikulli vijuesSHBA – OBAMA KËRKON FILLIMIN E NEGOCIATAVE MES DY SUDANËVE