Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë në dy shtëpi private në Beograd, kanë zbuluar 43 migrantë ilegalë pa dokumente udhëtimi, bëhet e ditur sot nga MPB-ja serbe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin thuhet se në shtëpitë ku janë gjetur shtetasit e huaj ishin edhe dy shtetase të Serbisë.
Më tej në njoftimin thuhet se “kundër 59 vjeçares dhe 30 vjeçares, shtetase të Serbisë, prokuroria do të ngre padi penale për shkak të dyshimit themelor se kanë kryer vepër penale, kalimi të paligjshëm të kufirit dhe trafikim me njerëz”.