Serbia operon në Kosovë me afro 1.000 efektivë sigurie

0
151

Shteti i Serbisë operon ilegalisht në veriun e Kosovës me rreth një mijë trupa efektivë, të angazhuar në katër struktura të ndryshme sigurie. Autoritetet shtetërore të Kosovës dinë për to e madje edhe për gjithë rrjetin komandues.

Një burim i afërt me strukturat e sigurisë i ka treguar gazetës “Koha Ditore” përmbajtjen e informatave bazë mbi strukturat ilegale të fqinjit verior, e madje edhe emrat e komandantëve që i drejtojnë ato.

Të tillët, sipas këtij burimi, veprojnë, kontrollohen dhe financohen nga Republika e Serbisë. Ai ka thënë se nga të dhënat e fundit që i posedojnë autoritetet kosovare, në veri veprojnë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP); Mbrojtja Civile (MC); shërbimet sekrete serbe (BIA dhe VBA) dhe grupet kriminale-vandaliste. /Tg/kohaislame