Njohja e Kosovës tërthorazi po afrohet nga Serbia. Shteti i cili udhëhiqet nga presidenti Aleksandër Vuçiq ka nisur të ‘këndellet’ sa i përket casje ndaj Republikës së Kosovës.
Vuçiç deklaroi dje se Beogradi zyrtar nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa një marrëveshje/dokument detyrues me Kosovën.
Mirëpo, Bundestagu i Gjermanisë kishte paralajmëruar para pesë vitesh se “Beogradi do të zbutet në afat të shkurtër”, shkruan Indeksonline
Në atë kohë, anëtarët e Bashkimit Demokratik Kristian Demokratik (CDU) paraqitën kushtet që Berlin do të këmbëngulte, kur ishte fjala për përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së, në kuadrin negociues të BE-së për Serbinë, i miratuar në janar 2014 përpara fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim.
Derisa gjatë një vizite në Beograd, më 13 shtator 2012, deputeti i CDU Andreas Schockenhoff përmendi një Marrëveshje Ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës si një nga shtatë kushtet që do të insistoi grupi parlamentar i Bundestagut.
Schockenhoff në atë kohë deklaroi se do të këmbëngulte që marrëveshja Beograd-Prishtinë të bëhej me shkrim dhe që deri në fund të procesit të pranimit në BE të gjitha detajet e asaj marrëveshje të zbatoheshin plotësisht.
Ky bashkëpunëtor i ngushtë i kancelares Angela Merkel tha se kërkesat që ai paraqiti në një konferencë shtypi nuk ishin të reja dhe se bashkëbiseduesit e tij në Beograd nuk u befasuan.
Ai këto biseda i kishte bërë me zëvendëskryeministrin e atëhershëm serb Aleksandar Vucic, ministrin e jashtëm Ivan Mrkiç si dhe kryetarin e parlamentit serb Nebojsha Stefanoviç, transmeton Indeksonline
Një dokument ligjërisht i detyrueshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës hyri në kuadrin negociues të BE për Serbinë, i cili u miratua më 9 janar 2014 dhe u paraqit në konferencën e parë ndërqeveritare më 21 janar, kur Serbia zyrtarisht filloi negociatat me BE.
Thuhet se “procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën do të jetë i një rëndësie të veçantë për Serbinë”.
“Ky proces do të sigurojë që të dyja palët të mund të vazhdojnë rrugën e tyre evropiane, duke shmangur bllokimin e njëri-tjetrit në këto përpjekje dhe gradualisht, pas përfundimit të negociatave të pranimit me Serbinë, do të çojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, forma e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore me qëllim që të dy palët të jenë në gjendje të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të përmbushin detyrimet e tyre”, thotë neni 12. /Indeksonline/