Disa grupe të ekstremit të djathtë në Serbi kanë organizuar protesta kundër vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila pritet të mbërrijë sot në Beograd.
“Clinton nuk është e mirëpritur në Beograd për shkak të rolit të SHBA-së në largimin e Kosovës nga Serbia”, brohorisnin kryeorganizatorët e protestave, që kanë nisur që natën e kaluar në qendër të kryeqytetit serb. Mbi 100 persona ishin mbledhur në shesh ku valëvitnin flamurin kombëtar dhe mbanin në duar banderola dhe pankarta ku shkruhej “largohuni – Kosova është Serbi”. Vojsllav Sheshel, i cili kryeson Partinë Radikale të Serbisë dhe që aktualisht po përballet me një proces gjyqësor në Hagë për krime lufte, u ka bërë thirrje ”të gjithë patriotëve” të protestojnë përballë presidencës serbe para vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësueses të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton. Turi i Clinton dhe Ashton në Ballkan nisi dje në Sarajevë, Bosnjë dhe do të vazhdojë me vizitat e dy kryediplomateve amerikane dhe evropiane, në Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, me synimin për të promovuar integrimin euroatlantik të rajonit.
You Might also Like
Pas BiH dhe Shqipërisë, Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë 200 milionë në Serbi
Një kompani nga Abu Dhabi që premtoi se do të investojë rreth 200 milionë euro…
By
Redaksia
5 Min Read
Nikolic: Serbia mund ta ndalojë njohjen e Kosovës në OKB
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic konsideron se Serbia mund ta ndalë pavarësinë e Kosovës dhe…
By
Redaksia
3 Min Read
Alsat-M, kah ja ke msy?! Ku don me thy qafën?!
Editorial nga portali Monitor MK Në ditën kur morëm një sihariq, në ditën kur vdiq…
By
Redaksia
3 Min Read
Parlamenti kroat voton mosbesimin e kryeministrit dhe rrëzon qeverinë
Mosbesimin e kryemistrit Oreshkoviç dhe qeverisë së tij e votuan 125 deputetë të Parlamentit. Parlamenti…
By
Redaksia
2 Min Read
Këshilli Opozitar: Më 9 maj protestë kundër padrejtësive dhe proceseve të montuara ndaj shqiptarëve
Këshilli Opozitar ka marrë iniciativë për organizmin e një proteste gjithëpopullore shqiptare. “Protesta do të…
By
Redaksia
1 Min Read
Intervista e Davutoglut për Al Jazeera, ja çfarë tha ai
Ish kryeminstri i Turqisë Ahmet Davutoglu i menjëhershëm ka qenë që ka dal në mbrojtje…
By
Redaksia
1 Min Read
