“Hallalli” hap dyert e prodhimeve nga Maqedonia në Irak

Propduktet nga Maqedonia mund të eksportohen në Irak, mirëpo duhet të jenë të prodhuara sipas standardit “Hallall”, dhe në përputhje me standardet mbarëkombëtare.

Kështu deklaroi të martën përfaqësuesi i Odës ekonomike të qytetit kurd Sulejmania të Irakut, gjatë firmosje së marrëveshjes për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Nga Maqedonia për në Irak, deri tani më së shumti eksportohen mollët dhe agrume të tjera. Nga delegacioni i Odës së Sulejmanias premtuan se tregtia do të zgjerohet edhe në sektorët e tjerë.

Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë, shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Irakut nuk është në nivelin e duhur. Vitin e Kaluar shkëmbimi shënoi shifrën e 3,4 milion dollarëve./lajm/kohaislame

Artikulli paraprakVidhet posta në qendër të Mitrovicës
Artikulli vijues“Hallalli” hap dyert e prodhimeve nga Maqedonia në Irak