Shaqiri: Ka skenarë për të destabilizuar Maqedoninë përmes rajonit të Likovës (Video)

Ish deputeti i Kuvendit të Maqedonisë,  Hysni Shaqiri theksoi në 10 Minuta në Tv21 se prania e shtuar policore në vendbanimet e komunës së Likovës dhe vendbanimet e tjera në vijën kufitare në veri të vendit rrit shqetësimet tek qytetarët, por siç tha ai edhe tendencat për inskenime të skenarëve të ndryshëm.

“Çdoherë kërkohet tensionimi i asaj pjese, duke provoku një incident që shqiptarët i nxjerrin nga aspekti konstruktiv që kanë duke i futur në një kurth që nuk është interes i tyre. Në këtë drejtim po punon pushteti aktual për të mbulu gabimet,  aferat korruptive , korrupsionin dhe të insistojnë që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor, sepse çdo shtyrje e zgjedhjeve do të jetë në dëm të partive në pushtet”, tha Shaqiri.

Artikulli paraprakAvokatët e turpit (analistët dhe budallistët e FB), bëjnë dy herë krim!
Artikulli vijuesAGJENCIA TIKA, TRAJNIM PËR ZHVILLIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA