SHBA dhe Gjermania do të tërheqin raketat “Patriot” nga Turqia

Pas rivlerësimit të kërcënimeve nga konflikti në Siri duket se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të tërheqin bateritë e mbrojtjes raketore nga Turqia, të paktën sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar të dielën nga SHBA-të dhe Turqia.
 
Në fundjavë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen njoftoi se Berlini nuk do të zgjatet mandati i mbrojtjes së kufirit jugor turk përtej afatit të parashikuar. Po kështu, bashkë me bateritë do të tërhiqen dhe 250 ushtarët gjermanë që janë aktualisht pjesë e misionit.
 
“Së bashku me partnerët e NATO-s e kemi mbrojtur popullin turk nga sulmet e mundshme raketore prej Sirisë. Raketat tona Patriot e kanë kryer me sukses misionin e tyre”, tha ministrja gjermane.
 
Turqia i pati kërkuar më herët NATO-s ta ndihmonte në forcimin e mbrojtjes ajrore ndaj sulmeve të mundshme nga Siria. Pjesë e misionit të mbrojtjes raketore u bënë SHBA-të, Gjermania, Holanda, e së fundi dhe Spanja.
 
Forcat e NATO-s janë të dislokuara pranë qytetit të Kahramanmaras-it, në jug të Turqisë, dhe që prej janarit të vitit 2013 kanë shërbyer në mision rreth 400 gjermanë. /Top Channel/
Artikulli paraprak87 Milion e 500.000 njerëz janë vrarë nga bartësit e flamujve sekularë, ky është terrorizmi i vërtetë
Artikulli vijuesVolkswagen krijon një karrocë për fëmijë që ndjek prindin