SHBA dhe Japonia arrijnë marrëveshje për sistem raketor

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë pajtuar për vendosjen e sistemit të dytë mbrojtës raketor në Japoni. Lokacioni i saktë i vendosjes ende nuk është përcaktuar.

Mbrëmë vonë, zyrtarët janë shprehur se sistemi i radarëve synon mbrojtjen e rajonit kundër kërcënimeve nga Koreja Veriore dhe nuk është i drejtuar kah Kina, transmeton REL. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë sistem të ngjashëm për alarm të hershëm në anijet në rajonin Azi – Paqësor. Sistemi i dytë i vendosur në Japoni, do të mundësonte që anijet amerikane të shkojnë në rajone të tjera. /Tg/kohaislame

 

Artikulli paraprakSony Xperia P
Artikulli vijuesDeklaratë e Ligës së Botës Islame në lidhje me filmin që prek personalitetin e Profetit