SHBA, Gjykata e Lartë diskuton ligjin për martesën mes homoseksualëve

Diskutimi i hapur ne Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për martesat e homoseksualeve ka mbledhur shumë njerëz pro dhe kundër këtij ligji para ambienteve të gjykatës, të cilët duan të jenë pjesë e këtij vendimi të rëndësishëm.

Gjykatësit dëgjuan argumentet dhe ngritën pyetje në rastin e parë të dy çështjeve që lidhen me martesën e homoseksualëve, që mund të zhvendosë kuadrin ligjor dhe atmosferën politike në SHBA. Sondazhet e fundit tregojnë mbështetje në rritje për martesat e homoseksualëve në Amerikë. Për momentin, vetëm nëntë shtete dhe Distrikti i Kolumbias i njohin martesat mes personave të së njëjtës gjini. Por përkrahësit e martesës tradicionale ishin gjithashtu të shumtë para Gjykatës së Lartë dhe këmbëngulnin se martesa duhet të jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje./BS/kohaislame

Artikulli paraprakApple parashikon monitor mbështjellës për iPhone-in e ardhshëm
Artikulli vijuesA shitet Windows Phone më tepër se iPhone në disa shtete