Hapja e Qendrës Kulturore dhe Qytetërimit Turko-Amerikan (Qendra Fetare Amerikane) në Maryland të SHBA-ve është bërë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdogan në fjalimin e tij tha se “Gjithmonë e kam shprehur, terrorizmi kategorikisht nuk ka fe, kombësi, racë apo rrënjë. Terroristi është një person i cili e meriton këtë emër për shkak të krimeve që ka kryer kundër njerëzimit. Është e papranueshme që dhimbjen dhe tmerrin që shkaktuan një grup terroristësh ndaj SHBA-ve më 11 shtator ti faturohet të gjithë muslimanëve”.
Ai duke shrehur falënderimet për kontribuesit në këtë vepër theksoi:
“Kjo xhami me kapacitet prej 750 personash e cila është ndërtuar sipas arkitekturës Osmane, na jep ndjenjën sikur të jemi në Turqi. Qendra Kulturore dhe Qytetërimit Turko-Amerikan është një kompleks (kullije) e cila karahas xhamisë ka edhe bibliotekë, ambient për mysafirë, sallë sporti dhe ambiente të tjera sociale. Kjo qendër krahas ambienteve për adhurim është projektuar dhe zbatuar për të përballuar të gjitha nevojat në fushën sociale. Ky invesitm i realiyuar në rajonin Maryland padyshim që do tu shërbejë edhe muslimanëve amerikanë në rajonet përreth”, deklaroi Erdogan.
Presidenti turk në ceremoninë e hapjes së Qendrës Kulturore dhe Qytetërimit Turko-Amerikan (Qendra Fetare Amerikane) në Maryland ka shprehur urimet më të mira duke uruar që kjo të jetë në shërbim të të gjithë muslimanëve.
Erdogan pas fjalimit ka bërë hapjen e kësaj qendre duke prerë shiritin e kuq së bashku me kryetarin e Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë Mehmet Gormez. Ndërsa më pas presidenti Erdogan ka hyrë në xhami dhe duke marrë informacion ai ka vizituar edhe ambientet e tjera në Qendrën kulturore.