SHBA-ja hoqi dorë nga operacioni ushtarak në shkallë të plotë në Siri

Presidenti amerikan Barack Obama nuk merr në konsideratë mundësinë e fillimit të një operacioni në shkallë të plotë ushtarak në Siri. Siç njofton botimi “The Washington Post”, autoritetet amerikane kanë ndërmend të kufizohen me një bombardim raketor 2-ditor të vendit.
Burimet e gazetës në Administratën e Presidentit amerikan i quajtën këto masa me karakter edukativ.
Gazeta thekson se ky vendim në Shtëpinë e Bardhë konsiderohet si ideal. SHBA-ja nuk do të tërhiqet në veprime të zgjatura ushtarake në Siri, por në të njëjtën kohë dëshiron të parandalojë përsëritjen e sulmeve me gaz helmues.
“The Washington Post” thekson se forcat e armatosura amerikane janë të gatshme të nisin bombardimin menjëherë pas marrjes së urdhërit përkatës.

“Asnjë ndërhyrje ushtarake nuk do të jetë e njëanshme. Kjo duhet të përfshijë aleatët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi nje zyrtari i lartë amerikan.

“Është e mundur që qeveria siriane të përdorë sërisht armë kimike. Nuk mund ta përjashtojmë këtë hipotezë”, theksoi ai./kohaislame.com

Artikulli paraprakFacebook po shpërndan me shpejtësi një virus
Artikulli vijuesPutin jep urdhër, të sulmohet Arabia Saudite?