Aktivistët akuzojnë Qeverinë siriane për spastrim etnik në zonat bregdetare të vendit. Janë të shumta video e publikuara prej tyre ku shihen trupa te gjymtuar dhe të djegur të grave dhe fëmijëve, që besohet se janë nga qyteti i Banijas. Ata kanë raportuar dy masakra brenda dy ditëve në zonat bregdetare të Sirisë Qendrore. Sipas tyre, e para ndodhi në fshatin sunite te Al Baydas, qe ndodhet nën kontrollin e forcave qeveritare. Aty janë vrarë mbi 50 persona, disa prej tyre fëmijë dhe gra. Te njejtat skena jane rregjistruar edhe në lagjen Ras Al Nabaa, te qytetit të Banijas. Korrespondenti i BBC-se në Liban, Xhim Muir tha se videot, origjina e te cilave nuk mund te verifikohet tregojne trupat e pergjakur, disa prej tyre te gjymtuar dhe te shkrumbuar. Qindra familje raportohet se po largohen nga pjesa jugore e Banijas, iu drejtuan qytetit Tartus, por sipas aktivisteve u ndaluan atje. Në këto episode ekstreme dhune është përfshirë milicia pro-qeveritare, e njohur si shabiha. Kohet e fundit, përpjekjet ndërkombetare jane perqendruar tek armet kimike në Siri. Presidenti amerikan, Barak Obama nenvizoi se perdorimi i tyre, nese do te vertetohet plotesisht, do te perbeje “vijën e kuqe”, por te premten, deklaroi se nuk parashikon dergimin e trupave në Siri. Analistet thane se Shtetet e Bashkuara dhe aleatet po diskutojne disa masa; goditje nga ajri apo dhe caktimin e një zone ndalim-fluturimi, por Rusia, aleati i Sirise kundershton fuqimisht te tilla masa. Nderkohe, zyrtaret izraelite thane se avionet e tyre ushtarake kane kryer disa sulme ajrore ne Siri, duke vene ne shenjester armet qe po i jane derguar Hezbollahut ne Liban. Kjo eshte hera e dyte gjate ketij qe izraelitet ndermarrin goditje ajrore./tch/kohaislame
You Might also Like
Vriten 12 persona në konfliktin e Jemenit
Të paktën 12 persona kanë vdekur në veri të Jemenit pasi komuniteti suni ju përgjigj…
By
1 Min Read
Abbas arrin në Moskë, Rusia ka ndihmuar Palestinën me 30 milionë $
Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abbas, ka arritur në Moskë për një vizitë zyrtare. Abbas pritet të…
By
1 Min Read
Morsi do të takohet me zëvendëspresidentin iranian
Zëvendëspresidenti iranian, Hamid Baghaei ndodhet në Kajro për një vizitë dyditore, që nisi, sipas agjencisë…
By
1 Min Read
OKB-ja dërgon 50 makina me ndihma humanitare në rajonet rreth Damaskut
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në koordinim me Gjysmëhënën e Kuqe Siriane, kanë dërguar…
By
1 Min Read
Aviacioni Izraelit depërton çdo ditë në hapësirën ajrore të Libanit, Presidenti kërkon ndihmë
Presidenti i Libanit, Michel Suleiman, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të detyrojë Izraelin të heqë…
By
1 Min Read
Obama dhe Merkel diskutojnë krizën e refugjatëve
Presidenti amerikan Barack Obama dhe kancelaria gjermane Angela Merkel diskutuan resurset për krizën e refugjatëve…
By
1 Min Read
