SHBA, Maryland, shteti i 18 që heq dënimin me vdekje

Shteti amerikan i Maryland pritet te shfuqizoje denimin me vdekje, pasi ligjvenesit kane votuar 82 pro dhe 56 kunder, ne favor te kesaj nisme.

Nisma ka nevoje tashme te nenshkruhet nga guvernatori Martin O’Malley, qe te kthehet ne ligj.

Sapo te nenshkruhet dhe te kthehet në ligj, Maryland behet shteti i 18 amerikan qe shfuqizon ekzekutimet.

Kundërshtaret e kesaj nisme kembngulin se denimi kapital ishte nje mjet i domosdoshem per te ndëshkuar ata qe kryejne krimet me makabre.

Maryland mban ne fuqi denimin me vdekje qe prej 1638, kur territori ishte nje koloni britanike. por shteti nuk ka dhene ndonje denim me vdekje apo te kete ekzekutuar ndonje te burgosur, qe prej vitit 2005.

Connecticut eshte shteti i 17 dhe i fundit qe ka shfuqizuar denimin me vdekje, vitin e kaluar, duke bere qe 1/3 e shteteve amerikane te shfuqizojne ekzekutimet.kohaislame

Artikulli paraprakSHBA me interceptorë të rinj kundër Koresë V.
Artikulli vijuesRamiqi: Homoseksualizmin do ta luftojmë, është antishqiptarë